Tavë me mish dhe qepë të njoma

Përbërësit:

  • 800 gr mish keci/qengji/viçi/pule
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 kg qepë
  • 1 lgj salcë e koncentruar
  • 1 filxhan kafeje oriz
  • 5-6 gjethe fiku
  • Pak vaj ulliri
  • Bimë aromatike
  • Kripë dhe piper të zi

Përgatitja:

Në një tenxhere të thellë kaurdisim copat e mishit, shtojmë kripë dhe piper të zi dhe e lëmë të ziejë për 30-40 minuta. Pastrojmë qepët dhe i presim. Ngrohim vajin në tenxhere, e aromatiozjmë me 2 thelpinj hudhra dhe shtojmë qepët, i kaurdisim ato derisa të ulet volumi. Shtojmë 1 lugë gjelle salcë dhe vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar bimët aromatike dhe 2 gjethe fiku të prera imët. Më pas shtojme orizin, pak kripë e piper të zi dhe hedhim pak lëng mishi për të zierë orizi dhe qepët. Marrim një tavë dheu, vendosim poshtë gjethet e fikut dhe sipër gatimin. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 200 gradë për 30 minuta afersisht.