Tavë me patëllxhanë dhe domate

Përbërësit:

  • 2 qepë mesatare
  • 4-5 thelpinj hudhër
  • 2 karrota
  • 1 patate mesatare
  • 1 patëllxhan i madh
  • 3-4 speca
  • 1 kg domate
  • 1 lugë gjelle salcë domateje
  • 1 lugë çaji sheqer
  • 300 gr mish viçi i grirë
  • 1 grusht oriz
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 spec djegës (opsionale)
  • 50 ml raki ose verë e bardhë (opsionale)
  • 1 gjethe dafine
  • Pak rigon i thatë
  • Kripë, piper i zi, piper i kuq

Përgatitja:

Në një tenxhere kaurdisim qepën dhe hudhrën me vaj ulliri derisa të zbuten. Shtojmë karrotat, patatet, patëllxhanin dhe specat e prerë në kubikë. Pas 5 minutash, shtojmë domatet e grira dhe sheqerin. I lëmë të ziejnë ngadalë derisa të formohet një salcë e trashë e aromatike. Në një tigan tjetër kaurdisim mishin e grirë me pak vaj ulliri, kripë, piper, paprika, rigon dhe gjethen e dafinës. Pasi të marrë ngjyrë, e shuajmë me pak raki ose verë, më pas shtojmë salcën e koncentruar të domates. I bashkojmë përbërësit në një tavë balte ose qelqi: në fund shtrojmë perimet, sipër mishin dhe një grusht oriz. E përziejmë lehtë dhe e spërkasim me pak vaj ulliri. E pjekim në furrë në 200°C për rreth 1 orë e 15 minuta, derisa të mpikset dhe të marrë ngjyrë të artë.