Tavë me patëllxhanë dhe patate
Përbërësit:
- 8 patëllxhanë
- 4 patate
- 1 filxhan çaji vaj për skuqje
- 1 lugë gjelle vaj ulliri
- 3 qepë
- 4 thelpinj hudhër
- ½ filxhan kafeje stika pishe
- 4 vezë
- 2 lugë gjelle miell
- 1 filxhan kafeje bukë të grirë
- ½ tufë kopër dhe nenexhik
- 100 gr djathë i bardhë
- Kripë, piper
Përgatitja:
Qëroni dhe prisni patëllxhanët në feta të trasha, skuqini në vaj dhe vendosini mbi letër kuzhine që të kullojnë. Shtroni gjysmën e patëllxhanëve në një tavë të lyer me vaj dhe pak miell. Në një tigan kaurdisni në vaj ulliri qepët e prera hollë dhe hudhrën e grirë. Prisni patatet në kubikë të vegjël dhe përziejini me qepët, hudhrën dhe stikat e pishës. Shpërndajeni këtë mbushje mbi shtresën e parë të patëllxhanëve. Rrihni vezët me miellin, gjysmën e bukës së grirë, koprën, nenexhikun, kripën dhe piperin. Hidhni përzierjen mbi mbushje. Mbulojeni me pjesën tjetër të patëllxhanëve. Sipër spërkatni bukën e mbetur të grirë dhe djathin feta të thërrmuar. Piqeni në furrë të parangrohur në 180°C për rreth 40-45 minuta, derisa të marrë ngjyrë të artë.
Komente











