Tavë me perime të mbushura / Gatimi më i mirë i verës nga zonja Albana

Tavë me perime të mbushura

Përbërësit:

  • 2 speca
  • 2 domate
  • 1 patëllxhan
  • 1 kungull
  • 2 thelpinj hudhër
  • 1 qepë e thatë
  • 1 filxhan çaji vaj
  • 2 filxhanë çaji oriz
  • 1 tufë nenexhik
  • 1 tufë majdanoz
  • 500 gr salcë domate
  • Lëngu 1 limoni
  • Kripë, piper

Përgatitja:

Fillimisht parapërgatisim perimet që do të mbushim. Pastrojmë specat nga farat, domateve u heqim pjesën e farave, ndërsa 1 patëllxhan e ndajmë në mes dhe largojmë pjesën e brendshme të tulit. Pjesën e tultë të domates që hoqëm e vendosim në një blender dhe e kthejmë në salcë. Në një tigan me vaj ulliri kaurdisim qepën e grirë imët së bashku me 2 thelpinj hudhër. Më pas shtojmë tulin e patëllxhanit të prerë në kubikë si dhe një kungull (gjithashtu në kubikë). Vazhdojmë kaurdisjen duke e ndihmuar me pak kripë dhe piper. Orizin e kemi larë më parë dhe vendosur në lëng limoni. Shtojmë orizin tek qepa, e trazojmë dhe sapo të fitojë nxehtësi hedhim salcën e domates dhe farat e pishës. E lemë salcën të marrë valë dhe të lidhet pak dhe në fund shtojmë bimët aromatike, kripë e piper. Me masën e përgatitur mbushim perimet. Pjesën e domateve që e kthyem në salcë e trazojmë me pak vaj ulliri, kripë dhe piper dhe e shtojmë mbi perimet e mbushura. Sipas dëshirës mund të vendosim dhe një patate në feta në hapësirat mes perimeve. E mbulojmë tavën me letër pjekje ose alumini dhe e vendosim në furrë në temperaturën 180 gradë për 40 minuta. Pas këtij minutazhi largojmë letrën e aluminit dhe e rivendosim tavën në furrë dhe për 20 minuta të tjera.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare