Tavë me speca dhe oriz

Përbërësit:

  • 800 gr speca
  • 200 gr oriz
  • 1 qepë mesatare
  • 200 gr mish i grirë
  • 3 lugë gjelle salcë domate
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë kafeje piper i zi
  • 1 lugë kafeje piper i kuq
  • 1 lugë çaji rigon
  • Nenexhik
  • Pak vaj ulliri

Përgatitja:

Grijmë imët qepën dhe e kaurdisim me pak vaj ulliri. Shtojmë mishin e grirë dhe e kaurdisim derisa të marrë ngjyrë. Hedhim orizin dhe vazhdojmë kaurdisjen për disa minuta. Shtojmë salcën e domates dhe specat e prerë mesatarisht. Rregullojmë shijen me kripë, piper të zi, piper të kuq, rigon dhe nenexhik. Shtojmë pak ujë të ngrohtë që orizi të ziejë lehtë gjatë pjekjes. E vendosim tavën në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 20 minuta.