Tavë me kunguj, vezë dhe djathë
Përbërësit:
- 300 gr kunguj
- 2 lgj miell
- 3 vezë
- 3 lgj qumësht
- 3 lgj djathë të grirë
- Proshutë FIX
- Majdanoz
- Galetë
- Arrë moskat
- Piper i kuq
- Kripë, piper i zi
Përgatitja:
Presim kungujt në disqe, i spërkasim me miell, kripë e piper dhe i vendosim në një tavë qelqi të lyer me pak vaj ulliri. Rrahim vezët me qumësht, shtojmë djathë të grirë, kripě, piper dhe arrë moskat. E shtojmë masën mbi kungujt, vendosim disa feta proshutë, e spërkasim sipërfaqen me djathë të grirë dhe e vendosim tavën të piqet në furrë.