Tavo:E vërteta për Denisin,
Simoncinin dhe Spitalin Ushtarak

TIRANE - Ministri i Shëndetësisë Vangjel Tavo ishte i ftuar sot në studion e Tv A1 Report, ku foli për rastin e vdekjes së Denisit 11vjeç, për rastin e mjekut italian Tulio Simoncini dhe për çështjen e Spitalit Ushtarak.

Duke ngushëlluar së pari familjen Alimadhi për vdekjen e djalit 11-vjeçar, ministri Tavo shpjegoi rastin në fjalë duke theksuar se vdekja e Denisit ka qenë një aksidenti, pasi medikamentet alternative nuk rezultuam të suksesshme dhe për pasojë fëmija ka pasur katër herë atak kardiak gjatë operacionit.

“Së pari unë dua të ngushëlloj prindërit, familjarët Alimadhi por në të njëjtën kohë dua të sqaroj nëpërmjet jush rrethanat si ka ndodhur ngjarja dhe të përpiqem me këtë sqarim profesional në bazë të analizave profesionale të bëra nga ekspertë të Ministrisë së Shëndetësisë...sot patëm një raport paraprak të mjekësisë ligjore...Dua të sqaroj që jo ngjarje ka ndodhur në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë, në shërbimin e okulistikës, i cili është një nga shërbimet terciale më të mira universitare që ka vendi ynë. Ka ndodhur në një ndërhyrje kirurgjikale nga një ekip mjekësh të cilët kanë një marrëveshje bashkëpunimi me këtë qendër spitalore prej disa vitesh. Mjekët irlandezë vinë në Shqipëri dhe marrin pjesë në operacione të vështira të cilat nuk mund t’i kryejmë vetë...Ishte një fatkeqësi që ka ndodhur para pak ditësh, ku djali nuk arrit të mbijetojë mbas një komplikacioni që ka ndodhur nga anestezia dhe quhet hipertemi malinje ku temperature ishte e menjëhershme ishte shumë e lartë dhe nuk u arrit të përballohej. Ekipi i mjekëve ka qenë ndër ekipet më të specializuar, sikurse anestezistët dhe reanimatorët që asistuan në këtë ndërhyrje. Medikamentet alternative nuk rezultuan të suksesshme dhe vdekja e 11-vjeçarit ka qenë një aksident. Fëmija ka pasur katër herë atak kardiak gjatë operacionit. Mjekimet alternative që janë përdorur kanë qenë në protokoll” u shpreh Tavo.

Ndërsa për rastin e Tulio Simoncinit, mjekut italian Tavo u shpreh se tashmë Ministria e Shëndetësisë ka dokumentuar aktivitetin dhe nga verifikimet rezulton se aktiviteti i Tulio Simoncinit ka qenë i ligjshëm, por ku kanë shkuar për të kontrolluar kushtet e funksionimit të spitalit ka rezultuar i mbyllur.

“Çdo profesionist, çdo mjek që vjen në vendit tonë për të ushtruar aktivitetin e tij duhet të konvertojë diplomën e tij në Ministrinë e Arsimit dhe zotëria në fjalë e ka bërë, më pas merr licensën nga Urdhri i Mjekut dhe këtë licensë e ka përfituar...Spitali në fjalë është licensur që në 2009 dhe është i rregjistruar. Ky spital na informon se është i mbyllur dhe nuk ka aktivitet, specialët e kanë gjetur të mbyllur. Ky kontroll nuk është bërë për këtë spital por janë periodike dhe bëhen vazhdimisht. Ky spital është tentuar të kontrollohet 2 herë për 2012 dhe është gjetur i mbyllur...Ky është një trajtim alternativ, nuk mund ta them që ishte eksperiment...organet e drejtësisë do ta bëjnë vlerësimin...për mua si mjek them që trajtimi nuk ka qenë korrekt. Urdhri i Mjekut ia ka hequr licensën këtij doktori, ndërkohë që ekspertët e Ministrisë së Shëndetësisë do të ndërmarrin të gjitha hapat e nevojshëm”, tha Tavo.

Përsa i përket Spitalit Ushtarak, Tavo theksoi se ky spital do të vazhdojë të ekzistojë por do të quhet Spital Civil, do të kalojë nga Ministria e Mbrojtjes tek Ministria e Shëndetësisë.

“Fondet për shëndetësinë nuk janë të mjaftueshme. Jemi duke rikonstruktuar sektorin e neo-kirurgjisë dhe po punojmë për të minimalizimin e problemeve. Problemet kane rezultuar ndër vite në shëndetësi...Spitali ushtarak do të vazhdojë të ekzitojë, thjesht nuk do të quhet ushtarak por civil...reparti i traumës do të kalojë në varësi të ministrisë, së bashku me personelin dhe administratën që shërben në repartin e traumës në Spitalin Ushtarak. Kapacitetet e Ministrisë së Shëndetësisë në këtë shërbim janë më të mëdha se Ministria e Mbrojtje, në këtë kuadër do të rritet akoma më shumë cilësia", tha Tavo

(eç/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 23 Janar, 09:41

    Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

‘Meta e Berisha janë bashkë’, Shehi ‘këshilla’ partive të reja: Bashkohuni, ne të vjetrit po rrimë me njëri-tjetrin  

‘Meta e Berisha janë bashkë’, Shehi ‘këshilla’ partive të reja: Bashkohuni, ne të vjetrit po rrimë me njëri-tjetrin