Tavo: Individë të PS
e PD, afera politike

Tavo: Individë të PS<br />e PD, afera politike
TIRANE - Kandidati i parë në listën e LSI në Gjirokastër, Vangjel Tavo pretendon se individë të caktuar, pjesë e strukturave të PS e PD në këtë qark, kanë për qëllim të eliminojnë LSI nga Gjirokastra.

Në një deklaratë për mediat, deputeti Tavo ka denoncuar ato që i konsideron si afera politike mes individëve të strukturave të PS-së dhe PD-së, që sipas tij janë përfshirë në pazare, në mënyrë që LSI të mos marrë asnjë mandat në këtë qark. Sipas tij, eksponentë të PS-së dhe PD-së janë takuar në Tepelenë dhe Dropull, në mënyrë të fshehtë, me qëllim bërjen e pazareve për të vjedhur votat kundrejt LSI-së, në favor të PD-së.

“Në disponojmë për këto afera edhe materiale publike. LSI do të vijojë të punojë për elektoratin e tij, pasi kjo është një force në koalicion dhe pretendimi është fitorja e së majtës. Në këto veprime ne vemë re dhe marrim përgjigje lidhur edhe me zgjedhjet e 2009-ës, ku votat e së majtës janë shitur fshehtas në Pallatin e Sportit, në ndihmë të kandidatit të Partisë Demokratike”, deklaroi Tavo.

Sipas tij, individë të PS-së dhe PD-së pretendojnë që rezultati politik i zgjedhjeve të 23 qershorit të jetë 3 me 2, çka nënkupton tre deputetë të PS dhe dy të PD. “Për këtë arsye ne do të bëjmë publike takimet edhe pazaret e fshehta dhe presim për të gjithë denoncimet reagimin e lidershipit të PS-së Edi Rama”, deklaroi Tavo.

Ndërkohë që gjithë përplasja treshe mes Partisë Socialiste, Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim bëhet për një mandat deputeti. Kështu janë tre përfaqësues minoritarë në tre partitë kryesore në vend, përkatësisht Anastas Angjeli i PS, Spiro Ksera i PD dhe Vangjel Tavo i LSI që luftojnë për një mandat deputeti.

Kandidati i LSI Tavo, parti e cila nuk ka marrë asnjëherë deputet në qarkun e Gjirokastrës po lufton fort për të marrë një mandat deputeti, i cili mund të shkëputet nga PD duke marrë atë të Kserës por dhe nga PS duke zënë vendin e Angjelit, pasi si qark i vogël vetëm 5 mandate deputeti ka në dizpozicion.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.05.2013
 
Redkasi Online
(b.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dosjet/ 'Me Bajrët je në burg, ose varr! Mos i ki besë policëve!’ Si e paralajmëroi Suel Çela ‘gjahtarin’ Prekë Kodra dhe çfarë i premtoi

Dosjet/ 'Me Bajrët je në burg, ose varr! Mos i ki besë policëve!’ Si e paralajmëroi Suel Çela ‘gjahtarin’ Prekë Kodra dhe çfarë i premtoi