Tavo: Ja vendimet e Kryesisë
së LSI-së për procesin zgjedho

Tavo: Ja vendimet e Kryesisë<br />së LSI-së për procesin zgjedho
Deputeti i LSI-së për Gjirokastrën, Vangjel Tavo ka bërë me dije vendimet e kryesisë së kësaj partie, lidhur me procesin zgjedhor brenda forcës politike. Ai thotë se zgjedhje do të kenë të gjitha forumet, si dhe karta dixhitale e anëtarësisë lidh anëtarët me rrjetet sociale, duke mundësuar një komunikim më efektiv qendër bazë. 

“Në zbatim të vendimeve që u morën në mbledhjen e Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim të datës 20 shkurt 2016, dega Gjirokastër ka filluar organizimin e zgjedhjeve në të gjitha nivelet e saj, si dhe në organizatat e Lëvizjes së Gruas për Integrim dhe Lëvizjes Rinore për Integrim. Në këtë kuadër po plotësohet dokumentacioni për pajisjen me kartë anëtarësie të të gjithë anëtarëve te saj. Karta është e nje formati te ri, ne të cilën ka edhe disa elementë aksesi në komunikimin në rrjetet sociale që e bën jo vetëm një dokument formal, por edhe një dokument real të kontaktit dhe të ndërveprimit midis vetë anëtarëve, midis strukturave të partisë dhe zhvlefteson te gjitha kartat qe kane dale me pare nder vite. Aplikimi per karte behet nepermjet kryetareve te organizatave prane qendres se banimit, pranë zyrave te LSI por informacion mund te merret edhe online ne faqen www.lsi.al”- shprehet Tavo. 

Ai bën thirrje për ardhjen e anëtarëve të rinj, teksa shton se barazia gjinore është një prej atributeve të LSI-së. 

“Ajo që është më e rëndësishme, po i bejme te ditur qytetareve se kemi filluar nje fushate për anëtarësimet e reja ne parti. Levizja Socialiste per Integrim eshte forca qe lufton pa pushim për integrimin e Shqipërisë ne Bashkimin Evropian si dhe ne implementimin e standarteve evropiane ne shoqerine tone. Ajo garanton demokraci te brendshme, transparence maksimale si dhe raport te drejte te pjesmarrjes se gruas dhe rinise ne vendimet e saj. Ftojme te gjithe simpatizantet dhe ata qe besojne tek programi, tek forca dhe vizioni I LSI, te drejtohen ne rrugen qe ata e gjykojne me te lehte per te kontaktuar me ne si dhe per te aplikuar per antaresim ne strukturat e Levizjes Socialiste per Integrim, Levizjes Rinore per Integrim dhe Levizjes se Gruas per Integrim. Ne mirëpresim kedo qe deshiron te jape kontributin e vet ne zhvillimin e demokracise dhe te vendit”-përfundon Tavo.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Vranësira e reshje shiu, parashikimi i motit për sot