Tavo-Kosta debat për koalicionin
Luan Rama: Mos e dramatizoni!

Tavo-Kosta debat për koalicionin<br />Luan Rama: Mos e dramatizoni!
Pas deklaratave të Lefter Kokës dje, sot ka qenë deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim Vangjel Tavo që ka përforcuar akuzat e ministrit të Mjedisit kundër Policisë së Shtetit.
 
Nga Gjirokastra ku zhvilloi një takim, Vangjel Tavo u shpreh se ka tentativa nga segmente të caktuara të policisë për të ndikuar në procesin zgjedhor, por u shpreh se një gjë të tillë nuk e ka bërë publike, pasi nuk kam menduar se janë të lidhura direk me lidershipin e PS.
 
'Shqetësimi i ministrit Koka ka të bëjë me përpjekjet e disa individëve për të ndërhyrë në procesin zgjedhor për të ndikuar dhe baltosur LSI, për të bërë përpjekje me faktorë të ndryshëm për të ndikuar në procesin e 18 qershorit për të ulur rezultatin, jo vetëm të LSI, por edhe forcave të tjera politike që janë ose do të jenë pjesë e koalicionit.
 
Konstatoj në Gjirokastër një tentativë për të ndikuar në procesin zgjedhor, por nuk e kam bërë publike, pasi nuk kam menduar se janë të lidhura direk me lidershipin e PS.
 
Kur të kem një konfirmim të një fakti të tillë do ta bëj alarmante këtë situatë dhe do kërkoja ndërhyrjen e Tahirit te drejtuesit e policisë që të mos merren me politikë, pasi policia ka një objektiv tjetër, qetësinë publike
" u shpreh ai.
 
Deputeti i LSI ngriti edhe shqetësimin e situatës së kultivimit të kanabisit në qarkun e Gjirokastrës, teksa me ironi u shpreh se fusha, lugina dhe male po gjelbërojnë në çdo sezon.
 
"Nga ana tjetër nuk është objektiv i punës së policisë së shtetit as gjelbërimi i luginave, fushave dhe maleve ashtu si bëhet sot por lufta ndaj këtij fenomeni dhe me këtë duhet të merret seriozisht policia e shtetit dhe as me politikë ashtu sikurse ka tendencë të drejtuesve të policisë së shtetit për të ndërhyrë në këtë proces zgjedhor dhe as me elementin kriminal, me njerëzit të cilët janë të inkriminuar dhe që e kanë mbushur dhe qafën e Gjirokastrës me gjelbërim në të gjitha sezonet, jo vetëm në periudhën që gjelbërimi është normal të jetë në fushat tona.
 
Mbjellja e hashashit edhe në Gjirokastër është një problematikë e cila është shumë shqetësuese dhe janë të implikuar jo vetëm ai element kriminal që bashkëpunon me policinë dhe duhet ta pranojmë këtë gjë, ta theksojmë dhe ta luftojmë, policia e para dhe ne si politikanë, të gjitha forcat politike pjesë e koalicionit dhe ato që nuk janë pjesë e tij, edhe opozita
" deklaroi.
 
Akuzave të Vangjel Tavos u është përgjigjur me një status në faqen e tij në Facebook, deputeti i PS, Vladimir Kosta, i cili shprehet se ai sillet si beu i ri arrogant i Gjirokastrës.
 
Vladimir Kosta thotë se Tavo është njeriu i fundit që duhet të akuzonte dhe të hidhte baltë më qeverisjen dhe strukturat e shtetit, pasi sipas tij nuk ka as moralin si zyrtar dhe as si politikan të lëshojë akuza kriminale.
 
"Kam pasur jo pak kritika për punën e ministrave të LSI apo dhe deputetët e saj. Madje për Tavon, që sillet si beu i ri arrogant i Gjirokastrës, mund të flisja gjatë edhe për çështje konkrete.
 
E kam akuzuar dhe e akuzoj publikisht për abuzime dhe shpërdorime skandaloze me pushtetin politik që i është dhënë në Gjirokastër, si dhe për sjelljen e tij ordinere dhe fjalorin e ulët ndaj drejtuesve të PS dhe Kryeministrit.
 
Tavo është njeriu i fundit që duhet të akuzonte dhe të hidhte baltë më qeverisjen dhe strukturat e shtetit. Nuk ka as moralin si zyrtar dhe as si politikan të lëshojë akuza kriminale.
 
Teksa po dëgjoj nga përfaqësuesit e LSI të hedhin vrer ndaj PS dhe qeverisë ku edhe ata janë pjesë, shoh që akuzat e tyre janë dhe më të ndyra se sulmet që na bën Saliu
".
 
Deputeti i PS shprehet më tej s LSI po sulmon PS-në dhe qeverinë më keq dhe në mënyrë më të poshtër se PD, por vazhdon më tej ai, nuk e kuptoj pse LSI rri ende në qeveri dhe koalicion kur paskan kaq shumë akuza ndaj PS.
 
"Por këto ditë po shoh atë që shohin gjithë shqiptarët; LSI po sulmon PS-në dhe qeverinë më keq dhe në mënyrë më të poshtër se PD.
 
Nuk e kuptoj pse LSI rri ende në qeveri dhe koalicion kur paskan kaq shumë akuza ndaj PS dhe kur dyshokan për skenarë haluçinant nga ana e policisë.
 
Personalisht mendoj se vazhdimi i koalicionit me LSI është i pamundur dhe duhet të ndahemi menjëherë. Nuk na bashkon asgjë me ta
".
 
Kosta deklaron se PS është forcë kryesore dhe i fiton zgjedhjet e vetme pa LSI.
 
"PS është forcë kryesore në vend dhe fiton e vetme. Për kolegët e mi që kanë merak numrat, u them se PS mund të jetë në koalicion me çdo parti tjetër që nuk ka stil pune pazaret dhe shantazhet.
 
E them këtë sepse dhe nga pikëpamja e raporteve njerëzore kjo aleancë me LSI ka marrë fund. Ne nuk mund të jemi në aleancë me deputetë që nuk kanë pikë respekti për kolegët e tyre të partisë aleate.
 
Me deputetë që thonë se jemi aleatë dhe fyejnë e shajnë gjithë ditën jo vetëm kolegët e PS, por edhe Kryeministrin dhe qeverinë ku janë pjesë.
 
Edhe deputetët e PD janë më dinjitoz si kundërshtarë politik sesa LSI. Ky mund të jetë një qëndrim më radikal, por më mirë të qeverisë PS-PD se sa me LSI në koalicion
" përfundon ai.

Ndërkohë që nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama duke komentuar deklaratat e fundit të Kokës shprehet se debati është në nivel lokal dhe jo qendror.
 
Ka një problem që vërehet kryesisht në pushtetin lokal dhe veçanërisht në Durrës, për të cilin foli Koka.
 
Nëse kemi një rast që Koka reagon dhe denoncon publikisht do të thotë që diçka nuk funksionon. Dua të paraqes një realitet ashtu siç është dhe jo i dramatizuar
”, tha Luan Rama.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre! Policia ndërhyn për t'i larguar nga rruga! Hidhet gaz lotsjellës

Protestë në aksin Thumanë- Kashar, banorët kërkojnë hyrje dhe dalje për zonat e tyre! Policia ndërhyn për t'i larguar nga rruga! Hidhet gaz lotsjellës