TIRANE- Zgjedhja e Sekretarit të Këshillit Bashkiak të Përmetit, ka nxjerrë dhe një herë në pah brishtësinë e marrëdhënieve mes koalicionit PS-LSI në bazë. Pas Shkodrës, Gjirokastrës, Dibrës dhe Përrenjasit, edhe në Përmet shënohet një tjetër precedent për ndarje të votave të PS-së nga LSI. Zgjedhja e sekretarit për Këshillin e Qarkut ka bashkuar votat e socialistëve me të demokratëve.

Lëvizja Socialiste për Integrim u shpreh se ky orientim votash është i kushtëzuar nga deputetë të qarkut të Vlorës. Deputeti i LSI-së për këtë qark, Vangjel Tavo, tha për “Shqiptarja.com” se në Qarkun Gjirokastër, PS po thyen marrëveshjen.