Tavo propozon një ndryshim
në ligjin e ndarjes territoriale

Tavo propozon një ndryshim<br />në ligjin e ndarjes territoriale
Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim(LSI), Vangjel Tavo, i zgjedhur i qarkut të Gjirokastrës, propozon një ndryshim në ligjin “Për ndarjen administrativo-territoriale të njësive vendore në Republikën e Shqipërisë”. Nisma ligjore e depozituar zyrtarisht në Kuvend propozon që në tabelën e Qarkut Gjirokastër, Qendra e Bashkisë Dropull të bëhet fshati Jorgucat.

Relacioni shoqërues i këtij drafti, që përmban një nen të vetëm, shpjegon se pas ndarjes së re administrativo-territoriale të sanksionuar nga ky ligj, Bashkia Dropull përbëhet nga njësitë administrative Dropull i Sipërm, Dropull i Poshtëm dhe Pogon, ndërsa qendra e Bashkisë është fshati Sofratikë.

Në cilësinë e deputetit të qarkut të Gjirokastrës, Tavo shjegon se pas takimeve të vazhdueshme me banorët e fshatrave që përbëjnë bashkinë Dropull, ata kanë konstatuar se është më funksionale që qendra e bashkisë Dropull të jetë fshati Jorgucat.

Relacioni i pr/ligjit argumenton më poshtë se dhe në aspektin gjeografik, historik dhe atë të zhvillimit ekonomiko-social të zonës Jorgucati është më i favorizuar për të qënë epiqendra e Bashkisë Dropull.

Kuvendi i Shqipërisë miratoi më 31 korrik ligjin për ndarjen e re administrativo-territoriale të Republikës së Shqipërisë, që përfshin 61 njësi vendore. Ky ligj u abstenua nga deputeti Vangjel Tavo.


Marrë nga ATSH
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore

VIDEO-LAJM/ Ezani i parë pas përurimit të Xhamisë së Namazgjasë! Imami Kalaja publikon pamjet nga brenda, bie në sy arkitektura mjeshtërore