TIRANE- Deputeti i LSI-së, Vangjel Tavo, hedh poshtë zërat se koalicioni i majtë nuk ka funksionuar mirë në terren. Në një intervistë për “Shqiptarja.com” deputeti i Gjirokastrës, shprehet se koalicioni PS-LSI është i qëndrueshëm, ndaj rritja e paprecedentë e LSI-së, siç e quaj ai, frikëson vetëm opozitën.

Vangjel Tavo flet dhe për performancën e qeverisë, duke dhënë për të vlerësime maksimale, ndërsa sa u takon ndryshimeve në qeveri, ai ka të njëjtën përgjigje me Ilir Metën: është në vlerësimin e kryeministrit Rama.

Sa i takon afrimit të këshilltarëve të partive të vogla drejt LSI-së, Tavo shprehet se LSI është e hapur ndaj të gjithë atyre që janë në shërbim të qytetarëve.