Tavolina inovatore në SHBA, për prindërit që duan të punojnë dhe të kujdesen për fëmijët

 Tavolina inovatore në SHBA, për prindërit që duan të punojnë dhe të kujdesen për fëmijët

SHBA- Barbara Weedman drejton bibliotekën publike në Virxhinia. Si një nënë, duke rritur vetëm fëmijën e saj, e kishte shumë të vështirë të kujdesej për të dhe të punonte njëkohësisht. Pasi vuajti mjaftueshëm, ajo mendoi se ishte koha ta ndryshonte këtë situatë.

“E di se sa e vështirë mund të jetë për prindërit dhe kujdestarët që të kenë qasje në gjëra që nuk janë mikpritëse për fëmijët në hapësirat publike”, tha ajo për Insajderin.

Ajo thotë se prindërit dhe kujdestaret e fëmijëve vinin në bibliotekë dhe përpiqeshin të përdornin kompjuterët, të lexonin ose të bënin kërkimet e tyre ndërsa përpiqeshin të kujdeseshin edhe për një foshnjë.

Në vitin 2017, kur filloi të ndërtonte një krah të ri të bibliotekës së saj, ajo mendoi se do të ishte një ide e mirë të krijonte stacione lojërash që do t'u jepnin prindërve akses në kompjuter dhe një vend të sigurt për të mbajtur fëmijën e tyre.

Ajo ka punuar shumë që nga ajo kohë dhe me ndihmën e komunitetit të saj dhe një ekipi dizajni në vitin 2019 u hap Biblioteka Fairfield Area, me stacione për punë dhe lojëra kompjuterike për prindërit dhe fëmijët.

“Në ditën e hapjes, një nënë me një foshnjë dhe vogëlush u ul në një stacion Ëork and Play për të përdorur kompjuterin dhe i vendosi fëmijët e saj në krevat fëmijësh pranë saj, pa marrë asnjë udhëzim nga stafi. Ishte shumë e këndshme ”, tha Barbara.

TMC Furniture - Family Workstation

Tavolina në Bibliotekë

Kjo është pritur mjaft mirë nga përdoruesit.

"Është e mahnitshme të jesh në gjendje të hysh në kompjuter ndërsa vajza ime është pranë meje, e zënë me lojërat e saj dhe plotësisht e mbrojtur," tha për përvojën e tij Matt Hansen, babai i një vajze 2-vjeçare.

 TMC Furniture - Family Workstation

Tavolina në Bibliotekë

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online