Këngëtarja e muzikës kantri Taylor Swift u nderua me çmimin Best Female Video në mbrëmjen e ndarjes se  çmimeve MTV VMA, për këngën “I Knew You Were Trouble” .Gjatë marrjes së këtij çmimi Taylor ka falenderuar personin që e ka inspiruar për të realizuar këtë këngë.

Në atë çast kamerat u fokusuan tek ish i dashuri i saj anëtari i grupit One Direction Harry Styles, i cili ishte mjaft i çuditur.

Gjithashtu binte në sy edhe pamje magjepse e Swift e veshur me një fustan të zi deri në fund të këmbëve por të hapur në pjesën e dekoltesë. Swift është fotografuar duke përshendetur emra të tjerë të njohur si Justin Timberlake, Bruno Mars etj.

taylor swift

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)