Këngëtarja e njohur e muzikës country Taylor Swift, mësohet të ketë nisur një lidhje të re. Sipas tabloidit të njohur TMZ, këngëtarja ka nisur të frekuentojë djalin e aktorit të njohur Arnold Schwarzenegger, Patrick.

Ata kanë kaluar së bashku festën e katër korrikut, e cila është dita e pavarësisë së SHBA-së. Ndërkohë janë fotografuar duke shëtitur në plazh dhe duke bërë shaka me njeri-tjetrin.

(xh.k/shqiptarja.com)