Ndonëse historitë e saj të dashurisë nuk zgjasin dhe e frymëzojnë atë në muzikë, duket se Taylor Swift nuk heq dorë.

Zëra për një lidhje të re të saj kanë dalë nga prezantuesi i X-Factor, Mario Lopez, i cili është shprehur ta ketë parë këngëtaren dorë për dore me Harry Styles, një nga pjesëtarët të grupit “One Direction”.

harry styles

“Taylor Swift ishte e ftuar speciale ndërkohë që Harry dhe bendi i tij po performonin.

Më pas i kam parë ata dorë për dore”, -rrëfeu Lopez.

Megjithatë asnjë prej dy protagonistëve të kësaj historie nuk është shprehur në lidhje me vërtetësinë e kësaj lidhjeje.

(xh.k/shqiptarja.com)