Taylor Swift në një lidhje të re dashurie

Taylor Swift në një lidhje të re dashurie
Pas stuhish të shumta në fushën sentimentale duket se për Taylor Swift ka mbërritur qetësia që ajo kërkonte.

Tashmë ajo është në një lidhje të re me 18-vjeçarin Connor Kennedy. Duket se hyrja e saj në këtë klan ka qenë fillimisht e vështirë për Swift por familja e të dashurit të ri e ka pritur me krahë hapur.

Përpara se të lidhej me të Swift ka patur disa histori dashurie me personazhe të njohur si Taylor Lautner, Joe Jonas, John Meyer dhe Jake Gyllenhaal.

Kohët e fundit këngëtarja e rrymës country ka publikuar këngën e saj më të re “We are never ever getting back together”, e cila përkthehet “Ne nuk do të kthehemi kurrë bashkë”.Kjo këngë i është dedikuar një prej ish-të dashurëve të Swift por pa përcaktuar emrin e tij.

(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)

Pamje dramatike/ Stuhitë e shiut përmbytin ishujt Majorca në Spanjë, evakuohen banorët (VIDEO)