Këngëtarja amerikane Taylor Swift ka triumfuar në ndarjen e çmimeve “MuchMusic Video Awards” duke marë titullin 'Fave International Artist of the Year'.

Pas marjes së çmimit Taylor ka pozuar ktrenare me trofeun në dorë.

Ajo është shfaqur mjaft elegante para aparateve fotografikë e veshur me një fustan bardh e zi.

taylor swift

Në këtë event kanadez u nderuan edhe këngëtarë të tjerë të njohur.

“Dance Video of the Year” ishte çmimi që mori producenti deadmau5 për këngën “The Veldt”, ndërsa reperi kanadez Classified u nderua me “Video of the Year”.

taylor swift

Gjithashtu mori çmimin “Hip Hop Video of the Year” reperi Drake, kurse Justin Bieber  çmimin “Fave Artist/Group award”.

(b.t/shqiptarja.com)