Tbilisi, presioni i Rusisë ndaj Gjeorgjisë rrit tensionet

Tbilisi, presioni i Rusisë ndaj Gjeorgjisë rrit tensionet

Prej më shumë se një muaji, qytetarë të Republikës së Gjeorgjisë mblidhen në rrugë për të protestuar kundër asaj që shumë e quajnë nënshtrim të qeverisë së tyre ndaj Rusisë, trupat e së cilës pushtuan 20 për qind të territorit gjeorgjian 11 vite më parë.

Zemërimi i publikut shpërtheu pas ftesës që konservatorët në qeverinë e Gjeorgjisë i bënë deputetit komunist të parlamentit rus, Andrei Gavrilov, që të mbante një fjalim në parlamentin gjeorgjian.

Policia i shtypi me dhunë demonstratat e para, ndërsa Moska ka vënë sanksione ndaj Gjeorgjisë, me arsyetimin se protestat kanë si qëllim provokimin e Rusisë.

Portestat shkaktuan një krizë të re midis Tbilisit dhe Moskës.

Kremlini ndaloi fluturimet direkte mes dy vendeve dhe u bëri thirrje qytetarëve të vet të kthehen në Rusi për arsye sigurie.

Por, analistët thonë se kjo lëvizje ndëshkon ekonominë e Gjeorgjisë, e cila varet nga turizmi rus.

Në prapavijë të tensioneve të fundit qëndron pushtimi i tokave gjeorgjiane, Abkazia dhe Osetia Jugore, nga ushtria ruse në vitin 2008. Pavarësinë e tyre e njohin vetëm Rusia, Nikaragua, Venezuela dhe Nauru.

Rënien e ekonomisë gjeorgjiane pas sanksioneve ruse, shumë analistë e shohin si shenjë që këtë betejë ky vend i vogël nuk ka gjasa ta fitojë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

Grubi në kërkim ndërkombëtar, reagon BDI: Propozuam ligj për mos futjen e non gratave në zgjedhje, e rrëzuan ata që na akuzojnë sot

Grubi në kërkim ndërkombëtar, reagon BDI: Propozuam ligj për mos futjen e non gratave në zgjedhje, e rrëzuan ata që na akuzojnë sot