Të ardhmen do e shihni me optimizëm! Beqarët s'do lënë gjë pa bërë për të pasur pas vetes një person...horoskopi për sot

Të ardhmen do e shihni me optimizëm! Beqarët s'do lënë gjë pa bërë për të pasur pas vetes një person...horoskopi për sot

Foto ilustruese

DASHI 21. mars - 20. prill

Nëse keni pasur debate te forta me partnerin tuaj, sot do i zgjidhni ato një e nga një dhe do ndiheni me te qete. Te ardhmen do e shihni me më shume optimizëm. Beqaret mund te kenë dashuri me shikim te pare, por historitë qe mund te fillojnë nuk do jene shume afatgjata. Ne planin financiar do jeni me te matur dhe do arrini t'i zgjidhni te gjitha problemet qe keni pasur.

DEMI 21. prill - 21. maj

Dite shume e qete do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni mire ne çdo moment dhe nuk do doni te bëni ndryshime. Beqaret do jene më me fat ne dashuri dhe do arrijnë te fillojnë lidhjen qe kane ëndërruar prej kohesh. Me financat tregohuni sa me vigjilente, pasi ne te kundërt situata mund t'iu dale tërësisht jashtë kontrollit.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Jeta juaj ne çift do jete shume e gjete gjate kësaj dite. Ne çdo moment do ndiheni mire me partnerin dhe nuk do mendoni për ndryshime. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje sepse ka te tjera gjera shume te rëndësishme për ta. Ne planin financiar mendojini gjerat me kujdes para se te veproni. Nëse nuk bëni gabime, nuk keni për te pasur as tronditje.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Nuk do keni një dite shume te mire sot ju te dashuruarit dhe ne disa momente do e vuani vetminë. Kujdes edhe me fjalët qe do i thoni partnerit. Beqaret ka shume mundësi te ecin kuturu dhe nuk do i mendojnë mire gjerat. Për këtë arsye një pjese do përballen me zhgënjime. Me shpenzimet tregohuni te arsyeshëm dhe te organizuar nëse nuk doni probleme.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Dashurohuni ashtu si ta ndjeni sot ju te dashuruarit dhe mos mendoni aspak për te ardhmen apo për mendimet e te tjerëve. Është jeta juaj dhe duhet ta jetoni ashtu si ta mendoni. Beqaret do jene impulsive dhe ka rrezik te bëjnë disa gabime. Kujdes! Edhe financat do jene delikate. Do shpenzoni pa u menduar dhe ne një moment situata do behet delikate.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Hëna do ndikoje pozitivisht sot ne jetën tuaj ne çift. Do jeni mjaft tolerante me partnerin dhe me pak kërkues ndaj tij. Beqaret do tërhiqen mjaft nga një person dhe nuk do lënë gjë pa bere derisa ta bëjnë për vete atë. Do ja arrijnë qëllimit. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë ne çdo moment. Gjendja do përmirësohet mjaft dhe do mund te bëni edhe disa investime me tepër.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Dite harmonike ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ja kaloni për mrekulli se bashku dhe nuk do keni aspak debate. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Do ju duhet te presin ende pak kohe për te bere ndryshime. Ne planin financiar do keni ndihme te madhe nga te afërmit dhe do jeni me te qete kur te shpenzoni.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Mos e lini asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse ai mund t'iu ike nga duart dhe do vuani mjaft me pas. Duhet te mendoni edhe ta surprizoni atë ne ndonjë moment. Beqaret do jene entuziaste gjate gjithë kohës dhe gati edhe për aventura kalimtare. Rëndësi ka qe ata te ndihen mire. Te ardhurat do jene mjaft inkurajuese dhe nuk do keni për çfarë te qaheni.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Dialogu do rivendoset serish sot ne jetën tuaj ne çift dhe do mund te zgjidhni edhe disa probleme te vogla qe me pare ju kane shqetësuar. Beqaret nuk do ndihen gati te hedhin hapa gjigande dhe mund t'i refuzojnë edhe ftesat qe do ju bëhen. Ne fakt kane për t'u penduar shpejt. Ne planin financiar do e dini mire si te veproni qe situata t'iu mbetet gjate gjithë kohës e mire.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Do keni një dite shume te mire sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do përmirësohet ndjeshëm. Mund te kaloni edhe disa çaste romantike ne mbrëmje. Beqaret do kenë plot takime dhe disa persona do ju duken shume interesante. Nuk duhet t'iu lënë t'iu ikin nga duart. Financat do konsolidohen tej mase dhe nuk do keni për çfarë te ankoheni.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Do kenë një lidhje shume te qëndrueshme te dashuruarit sot dhe marrëdhënia ne çift do jete e shkëlqyer. Nuk do mungojnë as surprizat nga te dyja palët. Beqaret nuk do mundin dot te fillojnë një lidhje ashtu si e kane ëndërruar dhe do mbeten vetëm. Ne planin financiar do vazhdoje te mbizotërojë ekuilibri. Nuk do keni frike te kryeni ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Pas një periudhe jo shume te begate për çiftet, sot gjerat do fillojnë te përmirësohen dhe shpesh do ndiheni te lumtur. Ndjenjat shprehini sa me shume qe te mundeni. Beqaret do kenë një dite te qete dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Ne planin financiar do jete një dite me fat dhe me shume përmirësime. Do ndiheni te qete gjate gjithë kohe dhe nuk do ju dridhet dora kur te shpenzoni.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës