Shqipëria ka pasur një rritje më 20 % të të ardhurave totale gjatë 2021 krahasuar me një vit më parë. Në raportin paraprak të të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë 2021, të ardhurat totale për 2021 janë 510 mld lekë ose 84.5 mld lekë më shumë se 2020. Ndërsa shpenzimet e përgjithshme publike për 2021 kapën shifrën e rreth 596.2 miliardë lekë ose 11.1 % më shumë se 2020.
Në raportin paraprak theksohet se të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave (përfshirë edhe Kontributet e mbledhura nga DPT), u vlerësuan në masën 444.3 miliardë lekë, 71.2 miliardë ose 19.1% më shumë se 2020 ose 6.2% më shumë se plani 12 mujor për vitin 2021.
Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 192.8 miliardë lekë, 39.4 miliardë lekë ose 25.7% më shumë se 2020, si dhe 23.8 miliardë lekë ose 14.1% më shumë se plani i të ardhurave doganore për 12 mujorin e vitit 2021. Ndërsa të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionale dhe kontributet e mbledhura nga DPT), për 2021 u realizuan në masën 251.5 miliardë lekë, 31.8 miliardë ose 14.5% më shumë se 2020, si dhe 2.3 miliardë lekë, ose 0.9% më shumë se plani i 12-mujorit 2021.
Kjo është cilësuar një lajm pozitiv nga ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj ku shkruan se "Të ardhurat totale për vitin 2021 u realizuan në masën 510 mld lekë ose 101% e planit vjetor. Krahasuar me një vit më parë të ardhurat u rritën me 84.5 mld lekë ose me 20%, ndërsa krahasuar me vitin 2019 u rritën me 50 mld lekë ose me 11 %".
I.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
15 Shkurt, 08:36
Çfarë vlerësimi keni për punën e e SPAK-ut deri më sot?
-
Pozitiv
39.5%
-
Negativ
49%
-
Jam i/e dyzuar
11.5%
Vota total: 11335
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Raporti i FMN, Tabaku: Sistemi i kapur, u shërben oligarkëve dhe të privilegjuarve! Ekonomia po rëndon xhepin e familjeve shqiptare, ja 3 propozimet tona
28 Janar, 12:45
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
FMN: Sfidë, plakja e shpejtë dhe emigracioni! Të ardhurat për frymë në Shqipëri sa 1/4 e BE-së! Rrezik ekspozimet e bankave ndaj kredimarrësve të mëdhenj
27 Janar, 11:49
-
Ekonomia e Kosovës, shumë premtime, pak përparime
26 Janar, 11:15
-
Viti 2024 mbyllet me pesimizëm nga bizneset e qytetarët! BSH: Besimi në ekonomi u tkurr me 3.3% në dhjetor
6 Janar, 18:42
-
‘S’kemi kushte për prodhim brenda vendit’, eksperti i Ekonomisë Gjokutaj për Report Tv: Importi, rruga më e lehtë! Janë rritur kostot e transportit
27 Dhjetor 2024, 13:43
-
Mbledhja e qeverisë, 275 mijë familje dhe individë përfitojnë nga 15 mijë lekë shpërblim për fundvitin
26 Dhjetor 2024, 13:06
-
Goditja e korrupsionit me tenderët, koncensionet dhe investimet strategjike! Çfarë thonë ekspertët e Komisionit të Posaçëm
10 Dhjetor 2024, 20:53
-
FMN optimiste: Ekonomia e Shqipërisë rritet me 3.3% këtë vit! Turizmi e ndërtimi ‘motorët’ kryesorë
24 Tetor 2024, 10:17
-
Moody’s rishikon në rritje ekonominë shqiptare, nga 'pozitive' në të 'qëndrueshme'! Malaj: Ndikim ulja e borxhit, rritja e investimeve
19 Tetor 2024, 14:09
-
Ekonomia këtë vit rritet me 3.3%, por sfidë serioze emigrimi! Banka Botërore: Kapitali njerëzor bërthama e zhvillimit të Shqipërisë në të ardhmen
17 Tetor 2024, 18:59
-
Maqedoni e Veriut/ Guvernatori Gent Sejko paralajmëron: Ndryshime klimatike sfidë serioze për bankat dhe ekonominë
1 Tetor 2024, 20:35