Te ardhurat tuaja do rriten këtë muaj/ Lexoni çfarë thonë yjet për ju

Te ardhurat tuaja do rriten këtë muaj/ Lexoni çfarë thonë yjet për ju

DASHI 21. mars - 20. prill

Konfigurimi i yjeve do jete shume i mire gjate kësaj dite për ju te dashuruarit kështu qe mund te shfrytëzoni për te bere edhe deklarata dashurie. Çdo moment për ju do jete emocionues. Beqaret nuk duhet te ëndërrojnë me, por duhet te veprojnë. Mundësitë sot do jene te mira, mjafton qe t’i shfrytëzojnë. Ne pune keni për te pasur me shume fat dhe d ju mbeten para edhe për ndonjë shpenzim për qejf.

DEMI 21. prill - 21. maj

Yjet do ju mundësojnë një dite te shkëlqyer sot juve qe jeni ne një lidhje. Ne çdo moment emocionet kane për te qene te forta. Beqaret me mire te reflektojnë me kujdes para se te hedhin hapa ne mënyrë qe te mos pendohen as nesër. Ne planin financiar do jeni te afte te merrni masat e duhura qe gjendja te mos ketë me asnjë lloj tronditjeje. Me shpenzimet do jeni te matur.

BINJAKET 22. maj - 21. qershor

Dite euforike ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do kaloni me shume kohe me partnerin dhe do ndani me te gjithçka. Beqaret do flirtojnë gjithë kohës me disa persona, por nuk do arrijnë dot t'i bëjnë për vete. Prezenca e Venusit ne sektorin e financave do jete mjaft pozitive. Gjendja do jete e kënaqshme edhe sepse do jeni te matur me shpenzimet.

GAFORRJA 22. qershor - 22. korrik

Gjate kësaj dite do i shtoni dozat e imagjinatës dhe do e bëni ambientin ne çift shume te këndshëm. Plutoni do iu ndihmoje ne çdo moment. Beqaret me ne fund do realizojnë një takim shume te rëndësishëm dhe me besim tek vetja kane për te krijuar një marrëdhënie fantastike. Ne planin financiar do keni disa vështirësi. Mos e lini zgjidhjen e problemeve për nesër sepse keni për t’u penduar.

LUANI 23. korrik - 22. gusht

Ka rrezik te jeni shume xheloze gjate kësaj dite dhe mund te fillojnë edhe konfliktet me partnerin. Nëse nuk keni besim tek ai, edhe e ardhmja do jete e trazuar. Beqaret me mire te mos e mbajnë mendjen tek gjetja e dashurisë dhe te merren me diçka tjetër. Shpenzimet do dini t’i menaxhoni me maturi dhe situata do mbetet e kënaqshme gjithë kohës.

VIRGJERESHA 23. gusht - 23. shtator

Dite mjaft e qëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni si shpirtra binjake me partnerin dhe nuk do ndaheni asnjë çast prej tij. Beqareve do ju rrahe zemra me fort sot pas një takimi fantastik qe do realizojnë. Ne planin financiar do vazhdoje te mbizotërojë gjithë kohës ekuilibri. Vazhdoni te shpenzoni ene me maturi dhe shume shpejt mund te ketë edhe përmirësime.

PESHORJA 24. shtator - 23. tetor

Bashkëpunimi, mirënjohja dhe toleranca do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do ja kaloni me se miri me atë qe keni ne krah dhe nuk do keni për çfarë te qaheni. Beqaret do kenë pafund mundësi për aventura dhe do i shfrytëzojnë ne maksimum. Financat duhet t'i mbani me tepër nen kontroll sepse po filluan problemet vështirë se mund te rregullohen shpejt.

AKREPI 24. tetor - 22. nëntor

Do kaloni plot momente te lumtura sot me atë qe keni ne krah dhe nuk do doni te shkëputeni për asnjë çast prej tij. Ndjenjat do i shprehni si asnjëherë me pare. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Duhet ende te presin edhe pak për te pasur ndryshime. Buxheti do mbetet gjithë kohës i mire dhe do i kryeni edhe investimet e menduara.

SHIGJETARI 23. nëntor - 21. dhjetor

Pasioni do ndizet here pas here sot ne jetën tuaj ne çift, por nuk do mungoje as ndonjë moment delikat mes jush. Gjithsesi te dy do jeni te duruar dhe gjithçka do zgjidhet menjëherë. Beqaret nuk do kenë një dite te pëlqyeshme dhe here pas here do mërziten. Për financat do jete dite e mire. Do e stabilizoni situatën dhe do bëni edhe disa investime me tepër.

BRICJAPI 22. dhjetor - 20. janar

Duhet te bëni me tepër lëshime ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite sepse ne te kundërt mund te keni debate te forta me partnerin. Beqaret duhet t'i bëjnë sytë katër dhe ne asnjë mënyrë nuk duhet te nxitohen për te marre vendime. Nuk duhet te luajnë me te ardhmen e tyre. Ne planin financiar konfigurimi i yjeve do jete i mire dhe nuk do keni për çfarë te qaheni.

UJORI 21. janar - 19. shkurt

Dite e mbushur me momente te lumtura do jete kjo e sotmja për ju qe keni një lidhje. Do jeni shume sensuale me partnerin dhe emocionet kane për te qene te forta gjithë kohës. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm fillimin e një lidhjeje pasi ndihen mire edhe vetëm me shoqërinë e disa personave. Nesër nuk i dihet. Shpenzimet do dini si t’i kryeni dhe gjendja do vazhdoje te mbetet e qëndrueshme.

PESHQIT 20. shkurt - 20. mars

Si ju ashtu edhe partneri do jeni gati te përjetoni eksperienca te reja dhe emocionuese se bashku. Dita e sotme ka për te qene si një ëndërr. Beqaret nuk do e gjejnë princin e kaltër, por as nuk mërziten për këtë gjë. Miqtë do i argëtojnë ne çdo moment dhe nuk do i lënë vetëm. Te ardhurat do rriten ne mënyrë te menjëhershme. Do keni para edhe për te shlyer borxhet e marra.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës