Të brendshme qengji me miell misri
Përbërësit:
- 500 gr të brendshme qengji
- 1 qepë e thatë
- 3 lugë gjalpë i tretur
- 6 filxhanë çaji buljon i të brendshmeve
- 3 filxhanë çaji miell misri
- Dhjozëm, kripë, piper i zi
Përgatitja:
Të brendshmet e qengjit i lajmë mirë me ujë dhe uthull dhe më pas i vendosim në ujë me kripë të ziejnë rreth 10 minuta, duke hequr shkumën që formohet. Më pas i kullojmë dhe i presim në copa të vogla. Në një tenxhere ngrohim gjalpin dhe kaurdisim qepën e grirë imët derisa të zverdhet. Shtojmë të brendshmet, i kaurdisim për pak minuta shtojmë kripën, piperin, dhjozmën dhe lëngun e përftuar nga zierja e të brendshmeve. E lëmë të marrë 2–3 valë dhe më pas shtojmë miellin e misrit duke e përzier vazhdimisht që të mos bëhet me topa. E lëmë në zjarr të ulët derisa masa të trashet. Kur përbërja shkëputet nga anët e tenxheres e hedhim në pjatë me lugë dhe sipër i shtojmë pak gjalpë të tretur.
Komente












