Të burgosurat e Kanunit
Një muaj punë vlen dy pula

Të burgosurat e Kanunit<br />Një muaj punë vlen dy pula
Nga 7 cent në 20 euro. Kjo është shifra e një rozareje e cila prodhohet në Shqipëri por në Itali kushtojnë deri në 300 herë më shumë. Një hetim i të përditshmes italiane Repubblica” zbuloi koston e atij objekti për të cilën katolikët e devotshëm i besojnë lutjet e tyre. Një rozarë e prodhuar në Shqipëri kushton të paktën 7 cent dhe shitet në dyqanet e San Giovani në Laterano, afër Vatikanit për 8, 15 apo dhe 20 euro.

Gratë të cilat shfrytëzohen janë viktima të Kanunit, i cili i mban të, mbyllura për tu mbrojtur nga hakmarrja. Ato përgatisin rozaret me kryqet, fillin dhe rruazat e sigluara nga një sipërmarrje në Rimini të Italisë. “Fitimi mujor i një gruaje është e barabartë me cmimin e 2 kilogramve pulë në treg”

Një fenomen i punës së lirë dhe i shfrytëzimit të fshehur nga Vatikani, denoncon Repubblica. Bashkëfajtor në këtë shfrytëzim është Kanuni, kodi i cili i lejon familjarët e njeriut të vrarë të hakmerret duke vrarë vrasësin apo dhe një familjar të tij deri në brezin e tretë.

Për gratë e Shkodrës, të izoluara për shkak të Kanunit, e vetmja mënyrë për të fituar dicka, që shumë shpesh nuk është e mjaftueshme për të siguruar mbijetesën e familjes është prodhimin i rozareve. Vetëm në Shkodër, familjet që përballen me kanunin janë 90 mijë.

Tregtarët e intervistuar kanë pranuar se nuk interesohen mbi prejardhjen e mallit, por kanë vënë re një rënie të kostove të prodhimit: “Po, cmimet janë ulur sepse, ndoshta prodhuesit kanë gjetur krah pune jashtë shtetit. Por detyrimisht, që kur Kinezët kanë hyrë në këtë sektor, të cilët shesin produktet me cmime tepër të ulëta, duhet të shpikësh dicka”, thotë Renzo Ruggeri, drejtor i firmës kryesore, e cila furnizon dyqanin e “Musei Vaticani”, kompania “Opera Musei Fiorentini”, tha se: “Në kemi shumë furnitor në Itali por jo me të gjithë kemi një raport 10 vjecar, pra është e mundur që të ekzistojnë raste të tilla. Do bëjmë verifikime dhe nëse zbulojmë një gjë të tillë, nuk do furnizohemi më te ata”.

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online

AMA: Pirateria sfidë serioze, bëhet në servera jashtë vendit! I kemi kërkuar AKEP mbylljen 128 faqeve online