TIRANE- Kuvendi pritet të shqyrtojë në sesionin e tij të ri një nga projektligjet e dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë, i cili ka të bëjë me disa ndryshime për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të të paraburgosurve.
Sipas pr.ligjit, qëllimi i tij është përmirësimi i kushteve për trajtimin e personave të dënuar me burgim dhe të të paraburgosurve për të garantuar respektimin e të drejtave e të lirive të tyre themelore, në përputhje me aktet e BE, aktet ndërkombëtare në fuqi, si dhe standardet e pranuara ndërkombëtarisht.
Leja për dalje të përkohshme sipas ligjit për të dënuarit tashmë do të jepet vetëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.
Një ndryshim thelbësor është fakti se është parashikuar tu nënshtrohen rregullave të këtij ligji të gjithë të dënuarit, shtetas shqiptarë dhe të huaj, me qëllim përfshirjen e shtetasve të huaj në mbrojtjen ligjore.
Ndërkohë që tashmë shoqërimi i të dënuarve dhe i të paraburgosurve me forcat dhe mjetet e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, për lejet e veçanta bëhet me shpenzimet e vetë të dënuarve, veç rasteve të vdekjes së familjarëve”.
Neni 23 i projektligjit parashikon se leja shpërblyese i jepet personave të dënuar mbi 10 vjet burgim, pasi t’u ketë mbetur për të vuajtur më pak se 5 vjet heqje lirie.
“Lëvizjet e të dënuarve jashtë institucionit bëhen në një kohë mundësisht sa më të shkurtër me shoqërim nga Policia e Burgjeve ose nga kompania private e kontraktuar posaçërisht për shërbimin e transportit nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, sipas rregullave të caktuara në legjislacionin në fuqi për prokurimet publike”, thuhet në relacion. Ky ndryshim i kushton vëmendje shërbimit të privatizimit të transportit, por do të krijojë mundësinë në të ardhmen për privatizimin e burgjeve.
Ndërkohë që propozimi i kësaj nisme vjen si nevojë e përmbushjes së detyrimeve që vijnë nga një sërë aktesh ndërkombëtare në të cilat Shqipëria është palë si dhe për plotësimin e rekomandimeve të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës të përditësuara për standardet e trajtimit në burgje dhe të rekomandimeve specifike të Komitetit për Parandalimin e Torturës. Këto rekomandime kërkojnë rritjen e garancive ligjore për parandalimin e shkeljeve të këtyre të drejtave duke vënë theksin në përmirësimin e kushteve të trajtimit për disa kategori vulnerabël, siç janë të miturit, personat me çrregullime të shëndetit mendor, personat me aftësi të kufizuar, personat e dënuar shtetas të huaj.

Shkrimi u publikua sot (14.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com