Të çlodhesh për pak çaste,njihuni
me disa shtëpi perfekte në Evropë

Të çlodhesh për pak çaste,njihuni<br />me disa shtëpi perfekte në Evropë<br>
Një shtëpi tregon shumë, jo vetëm për ata që banojnë në të, por edhe për kulturën e tyre kombëtare. Ndryshimi i ideve mbi mënyrën e dizajnimit të shtëpisë së përsosur nëpër Evropë na tregon historitë e vendeve të ndryshme, mënyrat e jetesës, vlerat.

Danimarka: Ndriçon një dritë
Në Danimarkë, ku dita më e gjatë e vitit është rreth 10 orë më e gjatë se sa ajo më e shkurtër, gjithçka është rreth dritës dhe mungesës së saj. "Ka një pranim kulturor se ajo bëhet e errët", thotë arkitekti danez, Sigurd Larsen, projektuesi i Shtëpisë së Kulmës në Kopenhagë, finaliste në Festivalin Botëror të Arkitekturës 2017, e dalluar nga kulmi dramatik i shpateve të saj. Dashuria e dritës ishte në qendër të dizajnit të saj. “Shtëpia është projektuar për të kapur dritën e diellit direkt dhe indirekt në të njëjtën kohë dhe ta kthejë atë në një eksperiencë gjithnjë të ndryshme, ku ecën në hapësirën e dhomave”, thotë Larsen.danimarka 1
danimarka 1

Austria: Energji e ulët, dizajn i lartë

Në Austri, banjat dhe kuzhinat janë dizajnuar përtej hapësirës së jetesës. Në kuzhinë, si qendra sociale e shtëpisë apo dhoma e jetesës, idetë kanë ndryshuar. “Klientët kanë filluar të diskutojnë, për çfarë përdoret zona e jetesës”, thotë arkitekti i Vjenës, Juri Troja, shtëpitë e të cilit janë vlerësuar me çmime, si House Under The Oaks, shtëpia me energji të ulët në Hutten, Austri.

“Në vitet ’70-’80 kishim këto peizazhe të gjalla, divane ku njerëzit vendoseshin në disa shtresa, që tashmë nuk e pëlqejnë më”, thotë Troja. Sot në familjet austriake, zona e jetesës është kryesisht një hapësirë komode private vetëm për familjen, me një tryezë të rezervuar për darkë private, ku mblidhen të gjithë, përfshirë dhe mysafirët. “Njerëzit duan hapësira të thjeshta me një pamje të bukur nga jashtë”, shton arkitekti.austria 1

austria

Mbretëria e Bashkuar: Sjellja e kopshtit në shtëpi
Në Londër, ideja e shtëpisë së përsosur ka të bëjë me idenë për të shpëtuar nga qyteti. “Ne jemi parë gjithmonë si komb i cirkëve, që preferojmë lëndinat dhe trëndafilat”, thotë Will Burges, një drejtor i arkitektëve të Londrës. “Dhoma në natyrë, kopshte pranë hapësirave të brendshme, ujë që ‘maskon’ zhurmën urbane, madje dhe kuzhina të jashtme”, shprehet arkitekti. 

londer
londer 22
londer33

Spanja

Në Spanjë, dëshira për privatësi është vlera kryesore e projektimit të shtëpisë. "Ekziston aspekti social i planifikimit urban dhe të jetesës së Mesdheut", thotë Jaime Oliver, drejtor i OHLAB, firma që qëndron pas Shtëpisë MM në Palma de Mallorca, me shumë çmime.

"Ndoshta për shkak të motit, zonat publike në qytete kanë më shumë rëndësi sesa ato në qytetet e Evropës Veriore. Ndoshta për shkak të këtij aktiviteti intensiv social urban, njerëzit kanë nevojë më të madhe për më shumë privatësi në shtëpitë e tyre", sqaron Oliver.

Më tej, Oliver vë theksin te ndikimi i kulturave të mëparshme, veçanërisht i kulturës islame, ku privatësia është shumë e rëndësishme për shtëpinë.Në një shtëpi perfekte në Spanjë, fasada e jashtme është në thelb një mur me lartësi të ndryshme me dritare të vogla, që mbajnë privatësinë dhe nuk zbulojnë shumë për brendësinë e saj.spanja11
spanja22
spanja22

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Furrat e bukës, OSHEE apel subjekteve të deklarojnë kontratat dhe të aplikojnë për ndryshimin e tarifës 14 lek/kWh

Furrat e bukës, OSHEE apel subjekteve të deklarojnë kontratat dhe të aplikojnë për ndryshimin e tarifës 14 lek/kWh