Dashi
Kjo e diele do të jetë e favorshme në dashuri falë mbështetjes së Venusit. Edhe beqarët do të kenë mundësi të shumta. Në punë do të mund të merrni një propozim pozitiv për ju.
Demi
Sot do të ndjeheni të pasigurtë në jetën tuaj në çift. Edhe një debat me dikë të rëndësishëm ju ka bërë të mos ndjeheni mirë. Në punë mund të ketë ndryshime, prandaj duhet rishqyrtuar ndonjë projekt.
Binjakët
Duke filluar nga kjo e diele e disa ditë në vazhdim, dashuria do të jetë në anën tuaj. Edhe në sferën profesionale do të merrni rezultate pozitive për punën tuaj.
Gaforrja
Këtë ditë do të ndjeheni të hutuar dhe kjo do të reflektojë tek të tjerët. Mundohuni që të mos mbani inate me të tjerët nëse nuk realizohen qëllimet tuaja. Në punë do të ishte mirë që t'i merrni në konsideratë propozimet e reja.
Luani
Sot për shkak të ndikimit të kundërt të Hënës në shenjën tuaj, do të ndjeheni xheloz dhe nervoz me partnerin. Në punë, tensioni i ditëve të kaluara do të largohet këtë të diele me pak pushim.
Virgjëresha
Shfrytëzoni këtë ditë deri në maksimum në çdo aspekt, pasi që favorizimi i Hënës në shenjën tuaj do të ju sjell përfitime. Në punë do të ndjeheni të qëndrueshëm dhe nuk do të ketë prishje të planeve.
Peshorja
Këtë ditë do të keni disa situata të vështira në dashuri, si dhe nuk do të keni mundësi për t'i menaxhuar. Në sferën profesionale mos hiqni dorë në momentin e fundit. Ata të cilët do të fillojnë një punë, do të ndjehen pak të frikësuar me gjërat e reja.
Akrepi
Sot do të ndjeheni plot me dyshime në sferën sentimentale. Në lidhje me punën, edhe ju e dini se keni shumë ide kreative. Këto ditë janë të favorshme për të rindërtuar atë që e keni filluar.
Shigjetari
Nga kjo ditë mund të ketë ndryshime të mëdha në shenjën tuaj. Duke filluar nga ajo që mund të lind një dashuri e re. Kurse në punë do të ketë ndryshime të tilla që do të gjeni veten më të qetë dhe më të dobishëm.
Bricjapi
Këtë të diele do të keni debate me partnerin për arsye ekonomike. Edhe në punë duhet të bëni më shumë kujdes këtë muaj, pasi që financat mund të ndikojnë në humorin tuaj.
Ujori
Sot parashihet një ditë negative në sferën sentimentale. Debatet me partnerin dhe gjërat rutinore do të ju lodhin edhe në punë. Mundohuni që të mbani qetësinë dhe kontrollin.
Peshqit
Ditë pozitive parashihet për lidhjet dhe dashuritë e reja. Në punë do të fitoni zemrën e dikujt dhe që do të mund të përfitoni nga kjo në të ardhmen.