Të dashuruarit nuk do e durojnë dot rutinën, çfarë thonë yjet për ju sot

Të dashuruarit nuk do e durojnë dot rutinën, çfarë thonë yjet për ju sot

DASHI

Më shumë se kurrë, nen ndikimin e Saturnit, ju te dashuruarit nuk do e duroni dot rutinën. Do keni gjithë kohës dëshirë për te bere diçka ndryshe dhe nëse partneri nuk ju shoqëron mund te shihni dike tjetër. Beqaret nuk do kenë aspak dëshirë te fiksohen diku, por ka mundësi qe dikush t'ua fitoje zemrën papritur. Ne planin financiar tregohuni pak me vigjilente dhe çdo gjë ka për t'iu ecur shume mire.

DEMI

Jeta ne çift do jete e shkëlqyer sot. Yjet do ju bekojnë dhe ju do ndiheni me mire se kurdoherë me pare. Mos hezitoni te hidhni edhe hapa te mëdha. Beqaret nuk duhet te tregohen aspak te turpshëm, por duhet ta çlirojnë veten dhe te bëjnë atë qe do ndiejnë vërtet. Ne planin financiar nuk pritet ndonjë përmirësim i jashtëzakonshëm, megjithatë gjendja do mbetet e qëndrueshme.

BINJAKET

Nëse doni qe marrëdhënia juaj me partnerin te ndryshoje dhe gjerat te stabilizohen bëni te pamundurën qe te bashkëpunoni dhe te hapni rruge atëherë kur duhet. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe as nuk do mendohen dy here për te hedhur hapa. Ne planin financiar do iu jepen mundësi te përkryera për ta ndryshuar situatat njëherë e mire.

GAFORRJA

Dite pa re do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mire pranë atij qe doni dhe do e keni me te lehte t'i shprehni ndjenjat. Beqaret do fillojnë menjëherë një lidhje pasionante dhe te jashtëzakonshme e cila do i beje te përjetojnë kënaqësi pafund. Ekuilibri financiar nuk do tronditet aspak, përkundrazi gjendja ka për te qene me e mire nga sa e mendonit.

LUANI

Fale Venusit, jeta juaj ne çift nuk do jete aspak e trishtuar gjate kësaj dite. Ne pjesën me te madhe te kohës ju do bëni çdo gjë sipas dëshirës tuaj dhe emocionet do shumëfishohen. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare ne momentin qe me pak e presin. Për ta çdo gjë tashme do jete ndryshe. Ne planin financiar do ju duhet te ndërmerrni edhe rreziqe për ta stabilizuar situatën.

VIRGJERESHA

Sot do kaloni momente te privilegjuara me partnerin tuaj dhe do ju duket vetja sikur jeni mbi re. Çdo çast ka për te qene ashtu si e keni ëndërruar. Beqaret duhet te presin edhe pak kohe para se te ndryshojnë statusin e tyre sepse mundësitë e sotme nuk do jene shume te kënaqshme. Financat mos i lini ne dore te personave te trete sepse do pendoheni tej mase.

PESHORJA

Shtyjini për pak me vone angazhimet profesionale gjate kësaj dite sepse partneri do ketë me te vërtetë shume nevoje për mbështetjen dhe ngrohtësinë tuaj. Beqaret duhet te bien pre e disa intrigave dhe kurtheve sepse do lëndohen pamase. Mire është qe edhe për pak kohe te qëndrojnë ashtu si janë. Me shpenzimet nuk do i keni punët aspak mire dhe mund te ndodheni ne situata te vështira.

AKREPI

Do jeni mjaft te ngrohte, te dashur dhe te respektueshëm me partnerin tuaj gjate kësaj dite. Marrëdhënia ne çift do jete e jashtëzakonshme dhe te gjithë do ju kenë zili. Beqaret do jene te palogjikshëm dhe mund te fillojnë edhe aventura kalimtare. Dielli do jete planeti qe do ju ndihmoje t'i përmirësoni te ardhurat. Mund te bëni edhe ndonjë investim me tepër.

SHIGJETARI

Dite jo e mire kjo e sotmja për te dashuruarit. Nuk do arrini dot t'i shprehni sa duhet ndjenjat kundrejt partnerit dhe ai mund te keqkuptohet për këtë gjë. Beqaret duhet te tregohen disi me te duruar dhe kane për ta gjetur personin për te cilin kane ëndërruar gjithmonë. Financat do konsolidohen tej mase, kështu qe mund ta kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me tepër.

BRICJAPI

Nëse jeni ne një lidhje sot do kenë vetëm momente te lumtura dhe te begata. Shfrytëzojeni çdo sekonde sepse asgjë nuk ka për te qene me si me pare. Beqaret do kenë disa takime, por asnjë prej personave nuk do i përmbushë kërkesat e tyre. Ne planin financiar jo vetëm qe nuk do jete nevoja te merrni borxhe, por mund te bëni edhe disa investime te kënaqshme dhe afatgjata.

UJORI

Do i sqaroni sot te gjitha problemet qe ju kishin dale me partnerin tuaj dhe do ndiheni disi me te qete. Here tjetër për çdo pakënaqësi duhet te flisni ne moment me te pasi koha i ndërlikon gjerat. Beqaret edhe pse do mundohen pamase, nuk do arrijnë dot ta gjejnë personin qe do iu përshtatet. Ne planin financiar është momenti te ndërmerrni hapa dhe te merrni vendime.

PESHQIT

Do jeni tej mase kokëfortë sot ju te dashuruarit dhe nuk do pranoni ne asnjë mënyrë t'i hapni rruge atij qe keni ne krah. Marrëdhënia mes jush do lere shume për te dëshiruar. Beqareve do ju duket sikur vete janë perfekte dhe gjithë te tjerët kane te meta. Duke menduar kështu kane për te mbetur ende me te njëjtin status. Qe financat te mbeten te mira duhet te shpenzoni vetëm për gjerat elementare.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë