'Të dashuruarit të mos luajnë me zjarrin'/ Zbuloni shenjat me fat ditën e sotme

'Të dashuruarit të mos luajnë me zjarrin'/ Zbuloni shenjat me fat ditën e sotme

DASHI
Do bëni mire te mos luani me zjarrin sot ju te dashuruarit sepse situata mund te dale jashtë kontrollit. Me qetësi dhe maturi do mund te zgjidhet me mire çdo gjë. Beqaret do marrin vendime te nxituara dhe mund te lëndohen tej mase. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë mire është te shpenzoni sa me pak ne mënyrë qe te grumbulloni te ardhura edhe për me vone.

DEMI
Dite e jashtëzakonshme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni një mirëkuptim dhe komunikim për t'u adhuruar. Beqaret do ndihen mjaft mire edhe me statusin qe kane dhe nuk do duan te bëjnë ndryshime. Me mire le t'ia lënë gjerat kohës dhe le te presin momentin e duhur. Financat nuk do kenë aspak te mira, prandaj shmangni me çdo kusht investimet e pamenduara.

BINJAKET
Nëse kohet e fundit partneri iu ka kritikuar për mungese entuziazmi dhe dinamizmi, sot ai nuk do mundet dot ta beje. Atmosfera ne jetën ne çift ka për te qene e jashtëzakonshme. Beqaret do ndihmohen mjaft nga Marsi dhe do jene plot sharm dhe humor. Do tërheqin pas vetes shume persona dhe ne fund do bëjnë zgjedhjen e duhur. Sektori i financave ka për te qene i favorizuar.

GAFORRJA
Dite e bukur dhe pa probleme do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Mosmarrëveshjet e se shkuarës do i harroni njëherë e përgjithmonë. Beqaret do kenë një dite goxha te ndërlikuar dhe nuk do e kenë aspak mendjen te kërkojnë dashurinë. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe mire është te mateni disa here para se te shpenzoni.

LUANI
Sot do ketë ndryshime te mëdha ne jetën tuaj ne çift. Do flisni gjere e gjate me partnerin tuaj për te kaluarën dhe për te ardhmen. Ne fund te ditës do merrni edhe vendime. Beqaret nuk do e kërkojnë me ngulm princin e kaltër, por ja qe yjet do ua servirin ne pjate te argjendte. Buxheti do jete mjaft i favorizuar. Do i kryeni pa frike shpenzimet dhe mund te hiqni edhe disa para mënjanë.

VIRGJERESHA
Dite e bukur do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do keni aspak mosmarrëveshje, përkundrazi do merreni vesh edhe me mire me njeri-tjetrin. Beqaret do kenë ende nevoje për kohe për te menduar për ndryshime te statusit, prandaj do i refuzojnë ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar ka rrezik te ketë goxha vështirësi. Kujdes me çdo shpenzim.

PESHORJA
Sot do i jepni prioritet absolut jetës tuaj ne çift dhe marrëdhënia me partnerin do ketë goxha përmirësime. Vazhdoni t'i shprehni edhe ndjenjat ashtu si t'i keni ne zemër. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim mbresëlënës. Ende nuk ka ardhur koha e ndryshimeve t mëdha. Me shpenzimet duhet te tregoheni me te arsyeshëm ne mënyrë qe te mos lindin probleme.

AKREPI
Dita e sotme do filloje e qete për ata qe janë ne një lidhje, por pas mesditës gjithçka do ndryshoje. Do arrini t'i shprehni edhe me tepër ndjenjat tuaja dhe emocionet do shtohen. Beqaret do kenë vetëm disa takime interesante, asgjë me shume sesa aq. Ne planin financiar do keni një dite me shume fat. Buxheti do përmirësohet aq shume saqë do ju duket vërtet e çuditshme.

SHIGJETARI
Sot duhet te përgatiteni për një dite te jashtëzakonshme ju te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do jete e kënaqshme dhe ne çdo çast do përjetoni emocione te forta. Beqaret do fiksohen keq pas një personi dhe do bëjnë te pamundurën për ta bëjnë për vete. Rezultati do jete i dëshiruari. Buxheti do jete me i mire për artistet, piktoret, aktoret. Te tjerët duhet te tregohen te kujdesshëm.

BRICJAPI
Ka rrezik te takoni persona interesante sot dhe mund te mos i qëndroni besnike atij qe keni ne krah. Kjo mund te ndeze debate dhe konflikte te njëpasnjëshme. Beqaret me mire t'i marrin gjerat shtruar dhe për asgjë te mos nxitohen. Do vije edhe momenti i tyre. Me shpenzimet do jeni me te kujdesshëm kështu qe gjendja do mbetet e qëndrueshme ne çdo moment.

UJORI
Nëse jeni ne një lidhje, sot do kaloni një dite te mbushur me çaste te lumtura. Kënaqësitë do jete vërtet te forta dhe do ju bëjnë ta dashuroni akoma me tepër jetën. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te filluar lidhje prandaj do i refuzojnë ftesat qe do iu bëhen. Për financat nuk ka për te qene një dite e mire. Mundohuni qe ne çdo moment te tregoheni te matur me shpenzimet.

PESHQIT
Dite shume e kënaqshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për çdo gjë me atë qe keni ne krah dhe problemeve te se shkuarës do iu vini njëherë e mire kapak. Beqaret do i shprehin pafund ndjenjat e tyre edhe sikur ta dine se nuk do arrijnë atë qe duan. Për financat do jete një dite goxha e ndërlikuar. Kujdes me çdo shpenzim.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja