Të dehur dhe pa patentë, 22 shoferë të arrestuar dhe mbi 4 mijë gjoba vetëm në fundjavë (VIDEO)

Në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve rrugore, gjatë fundjavës Policia Rrugore në të gjithë vendin njofton se ka ushtruar kontrolle duke përdorur drager e radarë, si dhe duke aplikuar monitorimin e qarkullimit me punonjës civilë të Policisë Rrugore.

Policia Rrugore njofton se në të gjithë vendin u angazhuan 951 punonjës të Policisë Rrugore dhe gjatë kontrolleve  duke përdorur aparatin drager u evidentuan dhe u arrestuan 14 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 8 persona për drejtim mjeti apo motomjeti pa Leje Drejtimi.

Në funksion të kontrolleve të dedikuara janë pezulluar 94 Leje Drejtimi, nga këto: 34 për drejtim mjetin nën efektin e alkoolit, 31 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 29 për shkelje të ndryshme.

Gjatë fundjavës janë ndëshkuar me masë administrative 197 drejtues mjetesh që qarkullonin pa vendosur rripin e sigurimit, 131 pa vendosur kaskën mbrojtëse.

Janë ndëshkuar me masë administrative 658 drejtues mjetesh për përdorim celulari gjatë drejtimit të mjetit dhe 770 drejtues për parakalime dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Gjithashtu, janë vendosur 1 468 masa për parkime të gabuara, 47  për mungesë siguracioni, 87 për xhama të zi dhe 1 105 masa për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore njofton se vetëm gjatë fundjavës, vetëm si rezultat i denoncimit të qytetarëve janë vendosur 208 masa administrative për shkelje të ndryshme.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë