FIER- 5 shoferë kanë rënë në prangat e policisë pasi lëviznin pa pasur lejen e drejtimit dhe në gjendje të dehur.
Një 62-vjeçar me iniciale Th. D., një 68-vjeçar me iniciale F. B., dhe një 38-vjeçar me iniciale G. K., të tre banues në Fier u kapën duke lëvizur me motorë pa leje drejtimi.
Gjithashtu u arrestuan një 52-vjeçar me iniciale A. K., banues në Lushnjë dhe një 60-vjeçar me iniciale V. K., banues në Divjakë, pasi drejtonin makinën në gjendje të dehur.
Komento