Të dehur në varkë, mbyten 30
futbollistë e tifozë të Ugandës

Të dehur në varkë, mbyten 30<br />futbollistë e tifozë të Ugandës
Viti 2016 do të mbahet mend si një një vit ku shumë yje botërore kanë humbur jetën.

Pas tragjedisë me ekipin brazilian të futbollit të  Chapocoenses, një tjetër tragjedi e ngjashme është shënuar dhe në Ugandë. Të paktën  30 persona futbollistë dhe tifozë kanë humbur jetën teksa po udhëtonin me varkë nga Buliisa drejt Hoimas për të marrë pjesë në një ndeshje.
 
Sipas mediave ndërkombëtare shumica e futbollistëve dhe lojtarëve kishin hipur të dehur në barkë që mendohet se është edhe shkaku i përmbysjes së barkës.
Nga kjo ngjarje ata kanë arritur të shpëtojnë vetëm 15-të prej tyre. Ndërsa tani janë nxjerrë vetëm 9-të nga 30-të të mbyturit.
 
Bota e futbollit u trondit një muaj më parë, 71 pasagjerë, futbollistë dhe menaxherë të skuadrës braziliane të Chapocoenses humbën jetën si pasojë e një aksidenti ajror.

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes

Nëse s'fiton a do të pranojë ofertën e Vangjel Tavos? Gjikuria nxehet me gazetarët: Sikur keni ngrënë limona që në mëngjes