Elbasan/ Të dënuar në Norvergji për trafik droge, sekuestrohen pasuritë me vlerë 400 mijë euro të dy vëllezërve! Mes tyre një apartament e një ndërtesë dy-katëshe

ELBASAN- 400 mijë euro pasuri e dy vëllezërve nga Elbasani është sekuestruar ditën e sotme. Sekuestro ka ardhur pasi kjo pasuri është vënë nga aktiviteti i mëparshëm kriminal që kanë ushtruar dy vëllezërit në Norvergji. Pasuria i është sekuestruar Daniele (Oklid) dhe Altin Çelës.

Konkretisht janë sekuestruar një apartament, një biznes (lokal) dhe garazhi i tij, në lagjen "Visarjon Xhuvani", Elbasan dhe një ndërtesë dykatëshe, në Peqin. Ndërkohë dy vëllezërve iu janë sekuestruar më parë në Norvegji dy objekte, pasuri e paluajtshme dhe para me vlerë rreth 50 mijë euro.

Të dy vëllezërit rezultojnë të dënuar vite më parë në Norvegji. Daniele Çele është dënuar me 13 vite burg, për veprat penale “Trafikim të paligjshëm të drogës si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”, “Falsifikim dokumenti”, “Vjedhje energjie elektrike” dhe “Qëndrimi në mënyrë të paligjshme në një shtet të huaj më shumë se tre muaj”

Ndërsa vëllai i tij Altin Çele është dënuar me 12 vite burg për veprat penale “Trafikim të paligjshëm të drogës si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal”, “Vjedhje energjie elektrike” dhe “Qëndrimi në mënyrë të paligjshme në një shtet të huaj më shumë se tre muaj”.

Pasuritë e sekuestruara: 

1. Një apartament me sipërfaqe 59 m2 apartamenti dhe 80 m2 veranda në lagjen Visarion Xhuvani Elbasan.

2. Një Garazh me numër pasurie me sipërfaqe 14,6 m2 në lagjen Visarion Xhuvani Elbasan.

3. Një njësi me sipërfaqe 94,5 m2 e ndodhur në pallatin në lagjen Visarion Xhuvani, Elbasan.

4. Banesa 2 kate me sipërfaqe të përgjithshme 264 m2 në lagjen Çesme–Peqin.                                                                      

1666770184_Screenshot1.jpg

Banesa dy-katëshe e sekuestruar

1666769985_2.jpg

 

Apartamenti

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eila: 27/10/2022 06:05

    Trafik te pa ligjshem droge? Pse ka trafik te ligjshëm? Hajde shqipe ju a marsha t'keqen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë