Arrestohen 2 persona të shpallur në kërkim, të dënuar për mashtrim dhe "prodhim e shitje të  narkotikëve”.

Policia bën me dije se janë arrestuar A. A., 26 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe A. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mashtrimi

"Forca e Posaçme “Shigjetat”, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, ka lokalizuar dhe kapur shtetasin A. Sh., 50 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Durrës e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Mashtrimi”.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit A. A., 26 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme", thuhet në njoftimin e  policisë.