
Në një kohë kur pjesëmarrja në votim në rang vendi është e ulët, nuk ka ndodhur kështu në burgun e Rrogozhinës. Nga sa mësohet, në burg kanë votuar në total 53 të dënuar nga 54 në total. Vetëm një prej tyre nuk ka votuar. Nëse ky i fundit do të hedhë votën në kutinë e votimit, atëherë kjo qendër, e cila është hapur me vetë kërkesë të dënuarve, do të bëhej qendra e votimit që arrin 100% të pjesëmarrjes.











