Të dhënat personale të qytetarëve, Kim thirrje autoriteteve: Të zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR, votimi pa frikë është themelore për demokracinë

Të dhënat personale të qytetarëve, Kim thirrje autoriteteve: Të zbatohen rekomandimet e OSBE/ODIHR, votimi pa frikë është themelore për demokracinë

Ambasadorja Yuri Kim

Ambasadorja amerikane në vendin tonë Yuri Kim u ka bërë thirrje autoriteteve që të veprojnë sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR, në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Teksa ka shpërndarë një postim të kryekomisionerit të KQZ-së Ilirjan Celibashit, ku theksohet se Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve, Kim nënvizon se e drejta e qytetarëve të votojnë pa frikë është themelore për demokracinë.

'Ne i nxisim autoritetet të veprojnë sipas kësaj dhe rekomandimeve të tjera të @osce_odihr  në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit. E drejta e qytetarëve për të votuar lirshëm - pa frikë apo presion apo joshje të paligjshme - është themelore për demokracinë. Rekomandimi i Katërt Prioritar i Raportit Përfundimtar të OSBE/ODIHR për Zgjedhjet e 25 Prillit 2021 në Shqipëri!'- shkruan ambasadorja.

Nga ana tjetër Celibashi bën thirrje që institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe të sanksionojnë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor.

'Shqipëria duhet të garantojë sigurinë e të dhënave personale të qytetarëve. Institucionet përkatëse duhet të hetojnë dhe të sanksionojnë plotësisht çdo shkelje që ndikon në besimin e publikut në procesin zgjedhor.'- shkruan Celibashi.

Postimi i ambasadores Yuri Kim

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës