Alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare janë kushtet atmsoferike që do të mbizotërojnë mbi vendin tonë deri në mesditë, kur vranësirat do të shtohen duke sjellë reshje të izoluara më të dukshme në Juglindje dhe Lindje të vendit. Por mbrëmja largon vranësirat dhe reshjet duke rikthyer kthjellimet.
Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale por ulen lehtë në ato maksimale duke u luhatur nga 4°C mëngjesi deri në 25°C mesdita. Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 25 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Komento