Të dielën Superliga/ Tirana për fitoren e gjashtë radhazi, Partizani kundër Luftëtarit për të dalë humnera

Të dielën Superliga/ Tirana për fitoren e gjashtë radhazi, Partizani kundër Luftëtarit për të dalë humnera

Të dielën do të luhen tre nga 5 ndeshjet e vlefshme për javën e 20 të Superligës ku padiskutim spikat ndeshja e cila do të luhet në Air Albania mes Tiranës dhe Teutës. Bardheblutë vijnë pas një momenti mjaft pozitiv pasi kanë 5 fitore radhazi në kampionat pa përfshirë atë të Kupës, ndërsa Teuta pas disfatës me Laçin së fundmi mposhti Bylisin.

Në prag të takimit trajneri i bardhebluve Emanuele Egbo ka deklaruar se futbollistët janë me këmbë në tokë dhe se rezultatet nuk i kanë bërë euforik. Më tej Egbo deklaroi se pret që në këtë ndeshje tifozët të jenë lojtari i 12 për ekipin, pasi ekipi do përpiqet të fitojë.

Ndërkohë Kukësi, skuadra që udhëheq kampionatin me 1 pikë më shumë se Tirana do të luajë në transfertë kundër Flamurtarit. Vlonjatët janë në ditët më të këqija, pasi përveçse ndodhen në vendin e fundit së fundmi nuk ndërhynë dot në merkato. Ndërkohë te verilindorët është një atmosferë pozitive, por në prag të takimit trajneri Duro dhe Kristal Abazaj, i cili shënoi golin e fitores me Partizanin, kanë bërë thirrje që sfida të mos meret me eufori:

Duro: "Ndeshja me Flamurtarin ka shumë rëndësi, pavarësisht pozicionit që është Flamurtari. E rëndësishme është që ne të japim maksimumin ndaj një skuadre që është në fund por unë e njoh mirë pasi ka futbollist në përbërje me mjaft përvojë."

Abazaj: “Është ajo shprehja që i mbyturi të mbyt por ne nuk shkojmë me këtë mendim në Vlorë, ne shkojmë për ta fituar ndeshje."

Po të dielën Partizani që ka humbur shumë terren në luftën për titull do të synojë tre pikët në Gjirokastër kundër Luftëtarit. Të kuqtë kanë humbur tre ndeshjet e fundit radhazi, ndërsa në total kanë grumbulluar tre pikë në 6 ndeshje. Nesër është mundësia shumë e mirë për të ndryshuar trendin dhe për të marrë fitoren e parë me trajnerin Sormani, i cili sot nuk ishte as në koferencë për shtyp për shkak të situatës që po kalon klubi.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online

Itali/ Shqiptari kapet me 65 mijë euro në makinë, i kishte fituar në baste online