Vetëm një vit më parë këngëtari shqiptar u martua me personin e zemrës së tij, Lolita Begollin. Besnik Qaka i dha fund beqarisë duke çuar në altar lidhjen e tyre disa vjeçare.
Para pak orësh, këngëtari ka zbuluar se ka dalë të festojë me gruan e tij përvjetorin e parë të martesës dhe i ka dedikuar një status në rrjetet sociale. “Gëzuar përvjetorin, të dua zemër,”- shkruan Besniku krahas një fotoje të Lolitës. Kujtojmë se gjatë muajit mars Besniku dhe Lolita u bënë prindër për herë të parë dhe erdhi në jetë Una.
Foto e publikuar nga këngëtari Besnik Qaka
Komento