Dy vëllezër janë arrestuar nga policia e Beratit, pasi dyshohet se kanë kryer 38 vjedhje të ndodhura përgjatë vitit 2018-2021. Artur Hyka 49 vjeç, dhe Fatmir Hyka, 45 vjeç, banues në lagjen ‘Jani Vruho’ në Berat, u kapën teksa po tentonin të vidhnin banesën e shtetases A.A.
Sipas policisë nga veprimet hetimore të kryera dyshohet që këta shtetas të jenë autorë të 38 vjedhjeve të tjera të ndodhura në harkun kohor 2018-2021, në lagje të ndryshme të qytetit të Beratit.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan mjetet që përdornin autorët për të kryer vjedhjet. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, në fushën e vjedhjes së pronës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.