Të enjten kalon maratoriumi i pyjeve 
Niko Peleshi dhe Koka: Mos e shkelni

Të enjten kalon maratoriumi i pyjeve <br />Niko Peleshi dhe Koka: Mos e shkelni
Zëvendëskryeministri Niko Peleshi dhe Ministri i Mjedisit Lefter Koka kanë paralajmëruar të gjithë qytetarët dhe njësitë vendore që të mos shkelin moratoriumin në pyje që kalon në Parlament këtë të enjte, pasi ndaj tyre do të ketë sanksione të forta.
 
Teksa kanë qenë në nisjen e pyllëzimit në Rrugën e Kombit, Ministri i Mjedisit Lefter Koka e ka vlerësuar drastike këtë masë, por tejet të nevojshme për kushtet e vendit tonë.

pyllezime

Koka theksoi se rehablilitimi i sipërfaqeve të degraduara dhe ripyllëzimi do të vijojnë gjatë gjithë vitit në mbarë vendin si masa dhe investime paralele me Moratoriumin 10 - vjeçar të ndalimit të shfrytëzimit të pyjeve, ku theksoi se bëhet fjalë për një sensibilzim të politikës dhe  të shoqërisë shqiptare që kjo masë drastike të jetë funksionale.

Moratoriumi sigurisht që është një masë drastike, por prej viteve ‘45 Shqipëria ka pasur një disproporcion të shfrytëzimit të pyjeve. Dhe sot gjendemi në një situatë ku vendimi është një kosto por ajo që e veçon këtë qeveri dhe këtë parlament sot, është guximi dhe vizioni për të bërë këtë ndryshim dhe për të marrë vlerësim ndoshta jo sot, por të paktën pas 10 vitesh. Unë jam i bindur se që të mundemi të administrojmë këtë masë kaq drastike kërkohet pjesmarrje e të gjithë aktorëve dhe e  të gjithë shoqërisë shqiptare. Shpreh besimin se do të jetë një masë e cila do të përkrahet nga pjesa e më e madhe e shoqërisë shqiptare dhe do të japë efekt shumë të frytshëm duke i konsideruar pyjet si një nga asetet më të rëndësishme ekonomike të Shqipërisë ”  tha Ministri Koka

Zv/Kryeministri Niko Peleshi u shpreh se  qeveria shqiptare ka vendosur të përmbysë qasjen ndaj mjedisit duke investuar tek shkaqet.

pyllezime

Përmbytjet të cilat kanë ardhur edhe për shkak të shkretimit të pyjeve, të cilat kanë shkaktuar erozionin, erozioni ka zënë shtretërit e përrenjve dhe lumenjve edhe shpesh herë është bërë edhe shkaku kryesor i përmbytjeve. Kemi shpenzuar shumë energji edhe para për të riparuar dëmet ndërkohë  që duhet të kishim reaguar ndër vite më shpejt edhe në mënyrë më të zgjuar, më inteligjente për të parandaluar përmbytjet. Kështu që ky aksion modest por shumë simbolik që ne po inspektojmë sot ka të bëjë pikërisht më nevojën edhe për të promovuar atë çka do të ndodhë me shumë shpresë të enjten, pra moratoriumin e pyjeve, një masë drastike 10 vjeçare, i shtrin afatin 10 vite, por e domosdoshme për të kompensuar nevojën për rigjenerim të pyjeve tona për shkak të keqtrajtimit të këtyre viteve. Në 10 vitet e fundin janë dhënë mbi 2600 leje shfrytëzimi për pyje. Vetëm 24 nga këto i përkasin dy viteve të fundit. Moratoriumi do të shoqërohet me sanksione shumë të forta për ata që do të guxojnë ta shkelin moratoriumin. Ndërkohe kemi shtuar forca duke decentralizuar kompetencën dhe përgjegjësinë për pyjet edhe tek pushteti vendo.” - tha Zv/Kryeministri Peleshi.

1500 fidanë të llojit akacie u mbollën në zonën kqë ndodhet në një pjesë të pellgut ujëmbledhës të lumit Fan, dhe karakterizohet nga pyje të degraduara në masën 70% nga prerjet ilegale dhe shfrytëzimet pa kriter.  Dëmtimi i pyjeve ka sjellë erozion sipërfaqësor dhe të rëndë ndërsa aluvionet që depozitohen në shtratin e lumit janë një shkak për përmbytje.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën

Lituania njofton paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën