Të enjten, takimi mes Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh
Skënder Hyseni, Miroslav Lajçak, Marko Gjuriç
Pas më shumë se një muaji ndërprerje, të enjten më 29 tetor në Bruksel pritet të zhvillohet takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel ekspertësh, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Takimi ishte planifikuar të mbahej në fund të muajt shtator, por u shty për shkak të situatës së shkaktuar nga Covid-19 si dhe për shkak të pengesave të paraqitura rreth temave në dialog.
Kosova në nivel ekspertësh do të përfaqësohet nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skënder Hyseni, ndërkaq Serbia përfaqësohet nga Marko Gjuriç.
Sipas burimeve në Bruksel, pritet që temë e diskutimeve do të jenë çështjet financiare dhe pretendimet pronësore të palëve.
Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka rinisur gjatë kësaj vere dhe deri më tani janë zhvilluar disa takime, si në nivel të lartë ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç, por edhe mes delegacioneve në nivel ekspertësh. Por, për më shumë se një muaj nuk ka pasur takime ndërmjet përfaqësuesve të Kosovës dhe Serbisë dhe njëra prej shkaqeve ishte refuzimi i Kosovës për të biseduar rreth Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë dhe insistimi i Serbisë që të bisedohet për këtë temë si prioritet.
Sondazhi i ditës:
27 Nëntor, 11:43
Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?
-
Të drejtë
24.3%
-
Të gabuar
68.4%
-
Nuk e di
7.3%
Vota total: 3389
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Grupi i deputetëve italianë: Krah jush drejt BE-së! Përfshihuni në debatet brenda unionit
27 Nëntor, 17:40
-
Shefi i ri i Këshillit Evropian pritet të takojë 6 liderët e Ballkanit Perëndimor më 3 dhjetor
27 Nëntor, 17:03
-
Misioni diplomatik në Bruksel hap dyert për shqiptarët, Rama: Bëhu pjesë e 'Team Albania', kontribuo në anëtarësimin e vendit në BE
27 Nëntor, 16:25
-
Konfirmohet përbërja e re e Komisionit Europian, mandati nis më 1 dhjetor
27 Nëntor, 16:23
-
Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE
27 Nëntor, 13:05
-
Kosovë/ Stacioni policor në Zveçan sulmohet me dy granata dore
27 Nëntor, 10:50
-
Kolumbi/ Vjosa Osmani pritet me nderime të larta ushtarake në Pallatin Presidencial nga homologu Gustav Petro
27 Nëntor, 10:07
-
Ekonomia gjermane në prag të recesionit
27 Nëntor, 08:54
-
Autobiografia e Merkel: Vetëm anëtarësimi në BE sjell paqe në Ballkan
27 Nëntor, 08:33
-
Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës
26 Nëntor, 22:29
-
Borrell: Europa të zbatojë mandat arrestin për Netanyahun! SHBA të veprojnë si të duan
26 Nëntor, 13:39
-
Tabaku: Ka mbërritur pozicioni negociues për grup-kapitullin 6, të hënën Komisioni i Integrimit mbledhje me dyer të mbyllura!
26 Nëntor, 11:23