Minikriza e fillimsezonit është lënë pas te Flamurtari. Vlonjatët së fundmi kanë marrë dy fitore rradhazi kundër Turbinës në Kategorinë e Parë dhe më e rëndësishmja kundër Vllaznisë në turin e parë të Kupës. Alfred Ferko, ish-futbollisti i Flamurtarit dhe i kombëtares, tani në rolin e drejtorit të klubit, thotë se fitoret e fundit do ta ndihmojnë ekipin të mbajë të njëjtën vazhdimësi edhe në ndeshjen e rradhës kundër Besës në kampionat, që luhet të shtunën në orën 12:30.
“Besoj që këto dy fitore do shërbejnë në vazhdimësi. Ka njëfarë qetësie, entuaziazëm. Kanë qenë lojëra të bukura, rezultative dhe presim që kundër Kavajës të ketë vazhdimësi e të arrijmë ato objektiva që i kemi vendosur vetes,”-u shpreh Alfred Ferko, drejtor i Flamurtarit.
Një veçori e Flamurtarit të këtij sezoni është rikthimi i tifozëve në shkallët e stadiumit.
“Jemi shumë të kënaqur nga prezenca e publikut. Nga mënyra se si e ka pritur ekipin. Ndoshta kemi gabuar në ndeshjet e para, por ka qenë prezent dhe për këtë e vlerësojmë. Besoj do ia shpërblejmë në ndeshjen e nesërme,"-deklaroi Alfred Ferko, drejtor i Flamurtarit.
Pas 3 ndeshjeve në Kategorinë e Parë Flamurtari renditet në vendin e pestë me katër pikë.
Flamurtari me Sinanin dhe Ed Macokun do jet kampion i superliges vitin tjeter.Mortja qe su ha larot e mutit
Përgjigju