Të frikësuar nga drejtësia? 
Deputetët i përgjigjen Lu-së

Të frikësuar nga drejtësia? <br />Deputetët i përgjigjen Lu-së<br>
Një ditë pasi ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu reagoi ashpër ndaj politikës duke thënë se të majtë e të djathtë kanë frikë nga reforma në drejtësi, Report TV ka pyet deputetët nëse e gjejnë veten mes të frikësuarve nga reforma. Ndjekim përgjigjet e tyre. 

Deputetja e PDIU-së, Elena Xhina (e cila sapo është futur në parlament pasi Bujar Muça dorëzoi mandatin), nuk pranoi të komentonte në pyetjen e gazetares Esiona Konomi, nëse e gjente veten mes politikanëve që Donald Lu thotë se kanë frikë nga reforma në drejtësi. “Nuk kam koment”,-tha Xhina. 
Deputeti socialist Alket Hyseni nuk u ndal për të dhënë një përgjigje të qartë, por duke u larguar bëri një pyetje retorike: “Ju dukem gjë i frikësuar?”-tha deputeti i Vlorës. 

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj tha se kushdo duhet të ketë frikë nga ligji. “Të të them po, apo të të them jo? Normalisht kush e ka shkelur ligjin duhet të ketë frikë. Kam bindjen që reforma në drejtësi do t’i ndajë se kush ka frikë e kush jo. Për shkak edhe të backgraundit profesional, them se kushdo duhet të ketë frikë nga ligji dhe të jetojë edhe me frikën e ligjit nëse doni”,-tha Felaj. 

Deputetja demokrate, Dhurata Çupi ju përgjigj pyetjes në rrafshin personal. “Jo, unë nuk besoj se kam arsye të kem frikë nga reforma në drejtësi. Nuk kam pasur mundësi të kem detyra të larta politike. Detyra më e lartë ka qenë drejtoreshë juridike në Bashkinë e Tiranës së fundmi dhe më herët drejtoreshë në Ministrinë e Brendshme. Nuk kam asnjë arsye të kem frikë për 22 vitet e veprimtarisë sime administrative”- tha Çupi. 

Ish-ministrja socialiste Eglantina Gjermeni tha shkurt: “Jo”, pra se nuk kishte frikë nga drejtësia. Deputeti socialist Bledi Çuçi e trajtoi me sportivitet pyetjen: “A dukem se kam frikë? Më thuaj sinqerisht, si të dukem ty?”-i tha Çuçi gazetares së Report TV. Pas këmbënguljes së kësaj të fundit se nuk kishte asnjë mendim, por vetëm pyetje, Çuçi tha se nuk kishte frikë nga reforma në drejtësi. 

Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, i cili udhëhoqi procesin për zgjedhjen e anëtarëve të KLGJ-së dhe KLP-së, tha se: “Kuvendi është shprehur me vendim për këtë çështje”. Demokrati Oerd Bylykbashi tha se do të jepte më vonë një prononcim, çka e bëri më vonë në selinë e Partisë Demokratike.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie

Tiranë/ 7 persona marrin peng 35-vjeçarin, e kanosin për t’i marrë pasurinë! 4 arrest në burg, 3 arrest shtëpie