Receta e parë:Bohçe të mbushura me radikio, arra dhe gorgonzola

Përbërësit:

2 vezë

125 gr miell

250 ml qumësht

20 gr gjalp

Pak kripë

Gjethe radikio

80 gr gorgonzola

50 gr arra

1 dardhë ose mollë jeshile

Përgatitja:

Në një tas rrahim vezët, miellin , qumështin, gjalpin e shkrirë, pak kripë dhe i trazojmë mirë të gjithë përbërësit. I kalojmë në sitë, e mbyllim tasin me celefon dhe e lëmë brumin të pushojë në frigorifer për 30 minuta. Më pas lyejmë tiganin e krepave me pak gjalp. Shtojmë 1 garuzhde me brum dhe e pjekim. Në momentin që e shohim se krepi bulëzon në flluska, e kthejmë , e pjekim dhe nga ana tjetër dhe i largojmë në dërrasën e punës e punës. I lëmë të ftohen.

Ndërkohë, 5 gjethe mesatare radikio i preism hollë. Qërojmë dardhën dhe e presim në kubikë të vegjël. Shtypim vrazhdë pak djath gorgonzola, zgjedhim disa bsikota qepë të holla dhe i vendosim ato në ujë të nxehtë.

Vendosim një krep në tavolinën e punës. Në qendër të tij vëmë pak gjethe radikio, 1lugë çaji arra të copëtuara, disa kuba të vegjël me dardha, 1 lugë çaji gorgonzola. E mbledhim krepin si një bohçe dhe e lidhim me një bisht qepe.

Kështu vazhdojmë me të gjithë krepat. Në fund i vendosim ato në një tavë dhe më pas i vendosim në furrë në temperaturën 180º gradë për 5-6 minuta deri sa djathi gorgonzola të fillojë të shkrijë dhe të bashkohet me përbërësit brenda në bohçe. Më pas i servirim.

Bohçe të mbushura me radikio, arra dhe gorgonzola

Receta e dytë: Sallatë me kuinoa dhe asparag

Përbërësit:

200 gr kuinoa

400 ml ujë/ lëng perimesh

1 tufë asparag

1e ½ lugë gjelle vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

80 gr ullinj të zi

70 gr kaçkavall dhie

Borzilok , majdanoz

1 lugë çaji mustardë, 1 lugë çaji mjalt

2 lugë gjelle uthull rrushi e kuqe

2 lugë gjelle vaj ulliri

Kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Në një tenxhere me ujë të valuar shtojmë kuinoan. Nëse keni 2 degë trumzë të freskët, lëreni të ziejë në temperaturë mesatare 25 minuta.

Ndërkohë përgatisim dresingun: Përzieni së bashku 2 lugë gjethe uthull, 1 lugë çaji mutardë, 1 lugë çaji mjaltë dhe i trazojmë mirë. Më pas shtojmë gradualisht vajin e ullirit , e trazojmë deri sa dresingu të marrë një masë kremoze . Rregullojmë shijen me kripë dhe piper të zi dhe e lëmë mënjanë.

Largojmë kuinoan nga zjarri dhe e lëmë të pushojë 5 minuta. Më pas e thërrmojmë me majën e pirunit. Vendosim në zjarr një tigan zgare dhe e ngrohim atë. Marinojmë asparagët e larë dhe të pastruar me vaj ulliri, kripë dhe piper të zi dhe i vendosim në tigan për ti pjekur 5 minuta nga të gjitha anët deri sa ato të jenë gatuar. I largojmë nga zjarri , i vendosim në dërrasën e punës dhe i presim në 3-4 pjesë secilën.

Vendosim kuinoan në një tas. Shtojmë copat e asparagut të pjekur, ullinjtë në unaza, djath kackavall dhie, borzilok, majdanoz. Shtojmë në fund pak dresing dhe pjesën tjetër që tepron e vendosim në një tas të vogël ku e servirim së bashku me sallatën dhe secili mund të spërkatë sallatën në masën që dëshironi.

Sallatë me kuinoa dhe asparag

Receta e tretë: Sallatë Çezar

Përbërësit:

Pak sallatë jeshile

2 feta bukë ( në kubikë)

Kripë, piper i zi, pak rigon

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 fileto pulë e pjekur

100 gr pançetë e tymosur

Dresing

100 gr vaj

1 vezë e zier

1 lugë parmixhan i grirë

4 açuge

1 thelpi hudhër

1 lugë çaji uthull balsamike

½ limon

Përgatitja:

Presim bukën në kubikë. E vendosim në një tas dhe pasi i kemi hedhur kripë , piper e rigon i përziejmë dhe në fund shtojmë vajin. E përziejmë dhe e vendosim në furrë në temperaturën 160ºC për 5-7 minuta.

Në një enë të thellë vendosim vaj, vezë dhe i kalojmë në blender dore që të na formohet një salcë. Shtojmë në të 1 lugë gjelle parmixhan, 4 açuge , 1 thelb hudhër, uthull balsamike, lëng limoni dhe i kalojmë prapë në blender.

Rregullojmë sallatën në një tas. Shtojmë 3 lugë gjelle salcë, e përziejmë mirë dhe e vendosim në një pjatë. Shtojmë kubikët me bukë dhe përsëi shtojmë pak salcë që përgatitëm më herët. [udrosim me pak parmixhan të grirë hollë. Vendosim disa kubikë mishi, ose fileto pule, pak pomodorini

Sallata Çezar