Receta e parë: Fileto pule me perime në furrë

Përbërësit:

600 gr fileto pule

1 qepë

2 thelpi hudhër

2 patate

2-3 speca mix

Kripë + piper i zi

1 lgj salcë domate

1 1/2 lgj gjalp

1 1/2 lgj miell

250 ml qumësht

2 domate

Rigon

Vaj ulliri

Përgatitja:

Në një tigan kavardisim 2lgj vaj ulliri dhe qepë të grira imët. Kavardisim qepën dhe hudhrat të grira imët dhe patatet në kubikë me brinjë 1 cm. I kavardisim për 5 minuta së bashku me qepët, hudhrat dhe specat në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë përsëri trazimin edhe 5 minuta të tjera

Lyejmë një tavë me pak gjalp dhe shtojmë në të perimet qe përgatitëm në tigan.

Në po atë tigan shtojmë dhe 1 lgj vaj dhe shtojmë mishin në kubikë, e kavardisim atë mirë derisa mishit të zbardhet. Rregullojmë shijen me kripë, pi-per të zi dhe 1 lgj salcë domate. I trazojmë së bashku duke I hedhur një lugë kafeje ujë, Në momentin që uji përthithet nga mishi e largojmë dhe shtojmë si shtresë të dytë mbi perimet në tavë.

Në një tigan salce shkrijmë gjalpin dhe miellin, I kavardisim së bashku dhe I skuqim me qumësht. Duke përgatitur një beshamel të plotë  plus kripë dhe arrëmuskat dhe mbulojmë komplet sipërfaqen e mishit në tavë.

Presim domatet në gjysmëfeta dhe I vendosim në të gjithë sipërfaqen e tavës së spërkatur me pak kripë dhe rigon. Vendosim tavën në furrë për 15 minuta.

Pas 15 min nxjerrim tavën nga furra dhe e mbulojmë me djathë të butë kaçkavall, e vendosim përsëri në furrë për 5-6 minuta dhe më pas e nxjerrim dhe e shërbejmë të ngrohtë.

Fileto pule me perime në furrë

Receta e dytë: Krem maskarpone me kumbulla

Përbërësit:

250 gr maskarpone

60 gr sheqer

30 gr sheqer pluhur

100 gr krem pane ëmbëlsire

Vanilje

1/2 lç lëng limoni

lëkurë limoni

400 gr kumbulla

Përgatitja:

Rrahim kremin e panës.

Në një tas tjetër hedhim maskarponen duke I shtuar 30 gr sheqer pluhur dhe lekurën e lëngun e limonit. E trazojmë mirë sat ë znbutet pak dhe shtojmë panën lugë lugq derisa të trazohen së bashku dhe të formohet një masë homogjene.

E vendosim në një xhep pastiçerik.

Ndërkohë karamelizojmë 60 gr sheqer dhe shtojmë në të kumbullat të prera në feta. E lëmë të ziejnë për 8-10 minuta më pas I alternojmë ato në një gotë me pak krem dhe kumbulla për dekor. I lëmë të ftohen në frigorifer dhe I servirim të ftohta.

Krem maskarpone me kumbulla