Të gatuajmë me zonjën Vjollca: Gjyveç me makarona/ Tost i skuqur me djath dhe proshutë/ Banane të skuqura

Receta e parë: Gjyveç me makarona

Përbërësit:

500 gr mish

3 lgj vaj ulliri

2 qepë mesatare

3 kokrra domate

Kripë, piper i zi

Gjethe dafine

2 lgj gjalpë

250 gr makarona fidhe elb

1 litër ujë

Përgatitja:

Mishin pasi e kemi prerë në copa e kaurdisim së bashku me qepën, më pas shtojmë domatet e grira imët, kripën, piperin e zi dhe gjethen e dafinës. Pasi lemë domaten të marrë një valë për 7-10 minuta shtojmë një litër ujë dhe e lemë gatimin të ziejë derisa mishi të zbutet.

Në një tavë ku do të gatuajmë gjyveçin shkrijmë pak gjalpë dhe kaurdisim makaronat fidhe në formë elbi, shtojmë në tavë lëngun e mishit të zjerë së bashku me domatet dhe qepën. Vendosim copat e mishit mbi të dhe sa të marrë një valë në sobë e spërkasim me pak piper të zi dhe e vendosim në furrë në temperaturën 190 gradë Celsius derisa shohim që fidhet e përthithim lëngun e mishit, por përsëri kanë mbetur pak të lëngshme (raporti është 1 masë makarona – 4 masa lëng).

Receta e dytë : Tost i skuqur me djath dhe proshute      

Përbërësit:

4 feta buke

4 feta proshutë

4 feta djathë që shkrin

2 vezë

Peksimadhe

Kripë dhe piper

Përgatitja:

Në një fetë buke vendosim 1 fetë proshutë dhe 1 fetë djath. Më pas mund të vëmë edhe një fetë tjetër mbi të. I kalojmë me pak miell, më pas i kalojmë në vezë të rrahur dhe në fund i lyejmë me peksimadhe. Ngrohim vajin në tigan dhe i skuqim mirë nga të dy anët.

Receta e tretë: Banane të skuqura

Përbërësit:

2-4 banane

2 lugë gjelle gjalp

2 lugë gjelle sheqer

3 lugë gjelle konjak

Lëngu i 1 portokalli

Përgatitja:

Vendosim gjalpin në tigan. E shkrijmë atë dhe shtojmë sheqerin. Vendosim bananet dhe i skuqim mirë nga të dy anët. I skuqim me 3-4 lugë gjelle konjak dhe sapo të avullojë alkooli shtojmë lëngun e portokallit. E lëmë deri sa lëngu të thahet dhe të bëhet si salcë. I servirim duke vendosurnë pjatë bananet e skuqura dhe lëng.

Ju bëftë mirë!

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt

Neymar do të bëhet baba për herë të katërt