Receta e parë: Kek me Fara Chia

Përbërësit:

1kg miell

Sodë buke, 1 lgj vanilje

Pak kripë , 100 gr sheqer

150 gr gjalp i shkrirë

2 vezë

Lëkurë limoni

1 lgj vaj ulliri

1 gotë kos

2 lgj fara chia

Përgatitja:

Në një enë kombinoni 500 gr miell, pluhurin pjekës, vaniljen dhe kripën. Ndërkohë në një enë tjetër shtoni sheqerin, gjalpin, vezët dhe i rrihni mirë. Më pas shtoni lëkurën e limonit dhe vajin e ullirit. Tani i kombinoni të dyja masat në një enë të vetme. Shtoni dhe farat chia. Përziejini edhe një herë deri sa të krijohet një masë homogjene. Lyeni tavën e kekut me pak gjalpë dhe shtroni me kujdes masën që përgatitet. Piqeni kekun për 30 minuta në temperaturë 180ºC. Shtoni pak sheqer pluhur sipër.

Receta e dytë:  Fileto viçi me verë të kuqe

Përbërësit:

600gr fileto viçi

Kripë + piper

Vaj ulliri

Rozmarine

1 lç gjalp

½ qepë e kuqe

½ lk miell

½ gotë verë e kuqe

½ gotë lëng kockash

Uthull balsamike

1 lç gjalp

Përgatitja:

Presim fileton në porcione ose e lëmë ashtu sicc është. E marinojmë atë me kripë dhe piper , rozmarinë e vaj. Nxehim tiganin dhe pjekim fileton për 4 minuta. E lejmë me gjalp nga secila anë dhe më pas e evendosim në furrë për 7-10 minuta, varet nga trashësia e filetos. Në po atë yndyrë karamelizojmë qepën të prerë në fije, shtojmë edhe 1 lugë të vogël miell. Kur qepa të ketë marrë ngjyrë, e shuajmë me verë . Më pas rregulojmë kosistencën me lëngun e kockave. Hedhim 1 lugë kafeje gjalp, piper të zi e pak kripë dhe në fund pak uthull balsamike. Asparagët i kalojmë në zgarë dhe i shërbejmë me fileton duke shtuar në fund salcën me pak qepë me verë mbi fileto.

Receta e tretë: Brusketa festive

Përbërësit:

2 tramezini

100 gr krem djathi

Ullinj të zi

Gogozhare

Domate qershi

Ullinj jeshil

Përgatitja

Lyejmë bukët me krem djathi. I bahkojmë ato së bashku. Përsëri i lyejmë nga sipër. I presim në formë drejtkëndëshi dhe i dekorojmë sipër me përbërësit që disponojmë.