Të gatuajmë me zonjën Vjollca/ Kek me portokall dhe Mëlçi pule me hudhra e kërpudha

Kek me portokall

Përbërësit:

4 vezë

200 gr sheqer

Lëkura e një portokalli

120 ml vaj Olim

150 ml lëng portokalli

350 gr miell

1 pako pluhur pjekës

Pak kripë

Vanilje

Portokall i sheqerosur

Përgatitja:

Fillimisht ngrohim furrën në temperaturë 180 gradë Celsius.

Në një tas rrahim vezët së bashku me sheqerin, derisa sheqeri të shkrijë, shtojmë lëkurën e portokallit dhe vajin dhe i trazojmë së bashku. Shtojmë më pas lëngun e portokallit dhe i trazojmë mirë me përbërësit e tjerë.  Në një enë trazojmë miellin, pluhurin pjekës dhe vaniljen. Shtojmë pask kripë në tasin me vezët dhe më pas shtojmë pak nga pak miellin derisa të formohet një brumë që bie lehtë nga luga. Hedhim masën në një tepsi dhe e pjekim në furrë për 40 minuta, në temperaturë 180 gradë Celsius.

Mëlçi pule me hudhra dhe kërpudha

Përbërësit:

500 gr mëlçi pule

1 qepë

3 thelpinj hudhra

1 karrotë

1 spec jeshil

400 gr kërpudha

400 gr domate

Kripë dhe piper i zi

Vaj ulliri

Majdanoz

Përgatitja:

Ngrohim vajin në tigan dhe shtojmë në të mëlçitë të cilat i skuqim në temperaturë të lartë me kripë dhe piper të zi, duke i dhënë një ngjyrë nga jashtë, por të mbeten të buta nga brenda.

I largojmë mëlçitë nga tigani dhe i lëmë mënjëanë. Shtojmë dhe pak vaj në tigan dhe kavardisim qepën e prerë në feta për 2-3 minuta. Shtojmë menjëherë hudhrat, specin jeshil, karrotat të prera në shkopinj dhe kërpudhat në copa të trasha, nëse janë të vogla i presim në 4 pjesë, nëse janë të mëdha i presim në 8 pjesë.

I rregullojmë perimet me kripë dhe piper të zi dhe menjëherë shtojmë domatet dhe e lëmë të gatuhen për 5-7 minuta. Kur të kalojë kjo kohë shtojmë mëlçitë dhe i lëmë të gjithë përbërësit të gatuhen së bashku për 3 minuta të tjera. I shërbejmë të shoqëruara me pite apo pilaf.

D.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës